Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Fëmija juaj është rrëzuar? Si të kuptoni nëse ka probleme serioze

Këshilla për shtatzëna 28/07/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Shumicës së prindërve u ka ndodhur së paku një herë që tu rrëzohet bebi.

Siç duket, bebet nuk kanë një marrëdhënie të mirë me “gravitetin”. Dëmtimet nga rënia e bebit mund të variojnë nga një tronditje e lehtë e deri në fraktura të ndryshme, ndaj disa prej tyre kanë nevojë për një përkudesje të lehtë ndërsa disa të tjerë kanë nevojë për vëmendje të menjëhershme mjekësore.

Ndaj është shumë e rëndësishme për prindërit që të jenë të informuar për rreziqet e mundshme në mënyrë që të marrin vendimet e duhura në periudhë relativisht të shkurtër.

Ne kemi përgatitur një listë me gjërat që duhet të vini re kur bebi juaj rrëzohet, në mënyrë që të jeni në gjendje të vlerësoni situatën dhe t’i mundësoni fëmijës kujdesin e nevojshëm.

1. Si fillim zbuloni çfarë ka ndodhur

Mjëkët kërkojnë të dinë se si ndodhi rrezimi dhe çfarë dëmtimesh mund të ketë pësuar bebi. Laura Hagopian, një mjeke urgjence që ka trajtuar shumë dëmtime të bebeve që kanë rënë nga krahët e prindërve apo nga shtrati, thotë se është shumë e rëndësishme që mjeku të di lartësinë nga e cila ka rënë bebi. Nëse lartësia është më e madhe se 1 metër dhe bebi është më i vogël se 3 muajsh atëherë mundësitë që bebi të ketë pësuar një dëmtim janë më të larta.

2. E shikoni nëse është vogëlushi nxirë

Nxirjet janë një shenjë e “mirë” për të kuptuar nëse ka fëmija ka pësuar fraktura. Por jo domosdoshmërisht nxirjet do të gjenden në vendin ku koka e bebit ka pësuar përplasjen. Kërkoni nëse ka shenja nxirje poshtë syve dhe prapa veshëve, pasi këto vende mund të jenë tregues të një hemorragjije të brendshme, gjë që kërkon vëmendje të menjëhershme mjekësore.

3. Kuptoni nëse bebi i humbi ndjenjat apo jo

Është shumë e rëndësishme që të kuptoni nëse bebi i humbi ndjenjat pas rënies apo jo. Kjo mund të jetë disi e vështirë për tu dalluar pasi bebet mund t’i humbasin ndjenjat edhe për vetëm pak sekonda, ndaj është e rëndësishme të dini nëse bebi filloi të qajë menjëherë pas renies apo pak pasi u rrëzua. Nëse bebi bie dhe nuk qan menjëherë, tregon që për pak momente ai ka qënë pa ndjenja. Në raste të tilla kërkohen teste të menjëhershme dhe pas kësaj bebi mund të ketë nevojë për një kujdes mjekësor.

4. Vëzhgoni sjelljen e bebit?

Nëse bebi përjeton humbje ndjenjash apo të vjella atëherë ai ka nevojë për kujdes mjekësor, por ka edhe disa ndryshime të tjera në sjelljen e tij që mund të jenë po kaq serioze.

Nëse pasi është qetësuar, vogëlushi juaj merr biberonin dhe pi normalisht atëherë ka shumë mundësi që të mos ketë pësuar asgjë, por nëse ai është letargjik apo i irrituar, atëherë mund të ketë diçka që nuk shkon. Bebet që kanë dëmtime në brendësi të trurit shpeshherë nuk kanë simptoma si të vjellat apo humbjet e ndjenjave. Frakturat dhe dëmtimet e trurit tek bebet mund të shkaktohen dhe nga përplasjet e lehta, ndaj është e rëndësishme t’i kushtoni vëmendjen e duhur sjelljes së tij.

Artikulli paraprakSi ta mbroni nga gripi foshnjën binjake, kur sëmuret binjaku tjetër
Artikulli i rradhës Shenjat e hershme gjatë shtatzënisë që tregojnë se keni konceptuar binjakë

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.