Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Fëmija juaj nuk dëshiron të ndaj lodrat me të tjerët, si të reagoni? – Shkruar nga Lira Gjika

Psikologji 12/08/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në faqen e saj zyrtare, pediatre Lira Gjika ka veçuar një karakteristikë të shprehur tek fëmijët e moshës 2-3 vjeç. Sipas saj, fëmijët janë në një moshë ku e kanë të vështirë të dalloj të mirën ndaj të keqës, edhe në rastet kur shfaqin një sjellje agresive ndaj fëmijëve të tjerë. Por, si duhet vepruar në këtë rast, na tregon vet pediatrja në postin e publikuar në rrjetin social “Facebook”.

Shkruan Lira Gjika

Në moshën 2-3 vjeçare fëmijët çfain një lloj agresiviteti me fëmijët e tjerë, u marrin lodrat apo u shkulin flokët apo I shtyjnë. Këto veprime janë sa të pa fajshme aq me dashje. Në këtë moshë fëmija nuk e di apo nuk e ka bërë të tijën konceptin e “të mirës dhe të keqes”. Edhe pse në pamje është agresive dhe e keqe, në fakt janë hapat e para drejt ndërtimit të komunikimit me tjetrin si moshatar dhe fëmijë. Dhe natyrisht hapat e para, nuk janë as të lehta dhe as të sigurta. Fëmija nuk kontrollon ende as veten dhe as veprimin. Ai nuk di ende konceptin “e imja e tjetrit”, ai thjeshtë do një gjë apo nuk e do. Pikërisht me çfaqjen e këtyre sjelljeve fillon dhe mësimi i skemës “e imja- e tjetrit” dhe “e mirë –e keqe”. Ky “mësim”kërkon prezencën e të rriturit dhe durimin e tij. Gjthashtu në këtë moshë, fëmija nuk di ende të luaj vetë me fëmijët e tjerë, duhet patjetër prezenca e të rriturit që të bëjë ndërmjetësin, të ushqejë lojën dhe të evitojë situata të tilla. Për fat të keq ne i lejmë fëmijët të luajnë vetëm, por kjo është e pamundur në këtë moshë, duhet patjetër prezenca e të rriturit. Kur fëmija shkul flokët e fëmijës tjetër, apo e shtyn apo I merr lodrën, duhet ndaluar me takt, duke cilësuar që “është një veprim I gabuar dhe nuk të lejon ty të bëhesh vajzë e zonja apo djalë I zoti sic dëshiron”. Të rritur! Në të tilla raste, mos ndërhyni me rrëmbim dhe me fjalën “mos”, por përdorni vetëm një fjalë duke e shqiptuar prerë. Mbase fjala më e saktë për tu përdorur mund të jetë, fjala “jo”. Duhet përdorur një fjalë e vetme sepse fëmija fjalën e parë nuk e dëgjon, kështu duke u përsëritur dy tre herë të njëjtën fjalë, fëmija do të fillojë ta njohë komandën dhe do të fillojë ta zbatojë. Dhe mbasi situata qetësohet, tregojini fëmijës pse e ndaloni dhe pse ky veprim nuk duhet bërë. Lira Gjika

Artikulli paraprakNjihuni me shkaktarët e ekzemës
Artikulli i rradhës Moti në pesë ditët e ardhshme

Ju sugjerojmë

Si lajmet për epidemitë mund të ndryshojnë mënyrën si mendojmë dhe gjykojmë të tjerët

17/07/2026 Jetë

Depresioni veror, një çrregullim i rrallë por serioz: Valët e të nxehtit mund të ndikojnë në shëndetin mendor

17/07/2026 Jetë

Ndërprerja e antidepresivëve gjatë shtatzënisë dyfishon rrezikun për kriza të shëndetit mendor

15/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Përdorimi i tepërt i telefonit mund të rrisë rrezikun e depresionit te të moshuarit

13/07/2026 Psikologji

Vala e të nxehtit mund të ndikojë edhe në shëndetin mendor të fëmijëve

09/07/2026 Jetë

Keni vështirësi me përqendrimin dhe kujtesën? Pesë zakone që ndihmojnë të ktheni qartësinë mendore

08/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.