Një fëmijë është nxjerr i gjallë nga rrënojat e ndërtesës në Thumanë të Shqipërisë.
Siç raportohet nga mediat shqiptare, vogëlushi ka shpëtuar fal gjyshës së tij e cila ishte bërë mburojë për nipin duke e mbuluar me krahët e saj për të mos u lënduar.
Mediat raportojnë se deri më tani janë shënuar shtatë viktima, ndërsa ekspertët thonë se numri i tyre mund të rritet.
Tërmeti 6.3 ballësh që ka goditur Shqipërinë ka lënë pasoja të rënda duke shkaktuar edhe dëme të mëdha materiale. /Gazeta Shneta/