Fëmijët zhvillojnë inteligjencën e tyre në qoftë se në moshën e hershme kalojnë më shumë kohë me baballarët e tyre, sipas një studimi britanez.
Studimi i botuar në “Gazetën e Shëndetit Mendor të Foshnjave” tregon efektet e dobishme të të rriturit që të vegjël me një baba të pranishëm.
Siç është shpjeguar nga The Telegraph studiuesit kanë ekzaminuar 128 baballarë në Mbretërinë e Bashkuar, nga zona të ndryshme gjeografike dhe nga sfera të ndryshme të jetës, dhe i kanë regjistruar ndërsa kalonin kohë me fëmijët e tyre. Në mënyrë të veçantë, ekspertët kanë vëzhguar sjelljen e disa baballarëve, si ndërvepronin, pa lodra, me fëmijët që tre muaj dhe pastaj pothuajse dy vjet më vonë, teksa lexonin libra.
Studiuesit në fund i nënshtruan fëmijët në një sërë testesh njohëse, duke përfshirë një provë të kuptimit të një libri dhe njohje të figurave dhe ngjyrave. Rezultati i parë i dukshëm tregon se fëmijët të cilët kishin performancën më të mirë, pavarësisht nëse ishin mashkull apo femër, janë ata që kanë kaluar më shumë kohë me babain e tyre, që në muajt e parë.
“Edhe kaq herët, pra në tre muajt e parë të bashkëveprimit të jetës mes babait dhe fëmijës, mund të prodhohen rezultate të vëzhgueshme pozitive”, shpjegon për BBC Profesor Paul Ramchandani, i cili udhëhoqi studimin./Bota.al/