Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Fëmijët janë e ardhmja e planetit, si t’i mësojmë që të kujdesen për të

Jetë 23/05/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ndërsa kriza e ngrohjes globale po përshpejtohet, mësues e kërkues shkencorë po tentojnë të gjejnë mënyra që të ngrisin këtë çështje qysh me fëmijët.

A duhet të flasim hapur për krizën dhe t’i inkurajojmë fëmijët të ndryshojnë praktikat e tyre të përditshme? Apo a ekziston rreziku që duke bërë kështu, po shkaktojmë ankth në mendjet e reja, ende në fazat kritike dhe në fillim të zhvillimit të tyre?

Këto janë disa prej dyshimeve që vënë në udhëkryq hulumtues ambientalistë nëpër tërë globin, transmeton GazetaShneta.

Kontakti me natyrën është një pjesë e rëndësishme e edukimit të qëndrueshmërisë në edukimin dhe kujdesin e fëmijërisë së hershme. Kjo i ndihmon fëmijët të zhvillojnë një mirënjohje për Tokën dhe të gjithë banorët e saj. Edukatorët e fëmijëve mund të mbjellin një kulturë të të mësuarit ku fëmijët zhvillojnë aftësi për t’u kujdesur për natyrën nëpërmjet lojës dhe krijimtarisë, pa shkaktuar ankth masiv tek ta.

Edukatorët e mësuesit duhet të zgjerojnë mënyrat e tyre të të mësuarit duke u thënë fëmijëve se si të gjitha qeniet e gjalla janë të lidhura me njëra-tjetrën. Kështu fëmijët do të rriten me një ndërgjegjësim rreth ecurisë së mirëqenies së planetit ku edhe ata bëjnë pjesë.

Të rriturit janë modele të forta për mënyrën se si fëmijët kuptojnë rëndësinë e botës përreth tyre. Nëse të rriturit veprojnë në mënyrë të respektueshme ndaj kafshëve dhe madje edhe krijesa si merimangat, fëmijët do të marrin mesazhin që këto krijesa kanë të drejtë për kujdes dhe mbrojtje.

Edhe pse shkenca po publikon cdo herë e më shumë artikuj e hulumtime për këtë çështje dhe nganjëherë bëhet sfiduese për mësimdhënësit të ndjekin hapin e infomracioneve më të vlefshme dhe të besueshme.

Por ata nuk kanë nevojë të dinë për çdo ndryshim klimatik për të mësuar fëmijët se si ta respektojnë planetin. Ata thjesht mund të inkurajojnë fëmijët të luajnë në natyrë dhe tu japin atyre si shembuj sjellj që tregojnë vlerësim për mjedisin.

E gjitha ka të bëjë me nxitjen e një ndjenje përkatësie, respektimi dhe kujdesi për të gjitha krijesat e gjalla dhe një kuptim se si të menaxhojme burimet materiale në një botë kaq të kufizuar. Kultivimi i qëndrueshmërisë ka të bëjë me nxitjen e një mentaliteti të ri që jemi të gjithë së bashku. Vetëm nëpërmjet veprimeve tona të përbashkëta, dëshpërimi mund të shndërrohet në shpresë./GazetaShneta/

Artikulli paraprakQKUK: Kirurgjia Torakale operoi 50 pacientë me skalperin ultrasonik
Artikulli i rradhës Gruaja vendos lakër në gji para se të ushqejë foshnjen, rezultatet janë mahnitëse

Ju sugjerojmë

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

Canolli: Prishtina me mbulueshmëri të lartë për shumicën e vaksinave, MMR mbetet nën nivelin e synuar

22/07/2026 Lajme

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

MSh kontrakton barna për sëmundje të rralla me vlerë mbi 3.7 milionë Euro

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.