Gjinjtë e nënave të reja janë të mbushur me plot qumësht të fortë e të rëndë, kjo pasi ato enjten në të njëjtën kohë– dhe është torturuese.
Çfarë mund të bëjnë mamatë për të lehtësuar dhimbjen? Ja disa këshilla:
1-Vendosni akull apo kompresë të ftohtë në gji për një periudhë të shkurtër pasi të keni ushqyer fëmijën.Rekomandohet ta bëni këtë nëse gjintë tuaj nuk janë duke rrjedhur. Kjo mund të pakësojë dhimbjen dhe enjtjen.
2-Vendosni gjethe lakre në gji, të ftohura në frigorifer, për të nxjerrë lëngjet e tepërta. Pastrojini gjethet para se t’i vendosni në sutiena, dhe ndërrojini nëse lagen, zakonisht pas disa orësh.
3-Provoni akupunkturën (vendosjen e gjilpërave në trup). Ka prova që akupunktura ndihmon megjithëse do ju duhet të paguani trajtimin.