Kishte një kohë kur fëmijët zakonisht luanin në parqe. Tani edhe nëse fëmijët qëndrojnë në shtëpi duke mos bërë asgjë ata përfundojnë duke parë televizione.
Organizata Botërore e Shëndetësisë lëshoi të martën ushëzime të caktuara për aktivitetin fizik, sjelljen ulur dhe gjumin për fëmijët nën 5 vjeç, transmeton Gazeta Shneta.
Sipas tyre, aktualisht rreth 23% e të rriturve dhe 80% e adoleshentëve nuk janë fizikisht aktiv. Modeli se si fëmijët tuaj kalojnë 24 orë është çelësi për shëndetin e tyre dhe duhet të ruhet që nga mosha e hershme.
Nën 1 vjeç
Aktiviteti fizik është i rëndësishëm sidomos lojërat në dysheme. Për ata që nuk janë në gjendje të lëvizin vetë deri më tani të paktën gjysmë ore duhet të kalojë në pozicion të prirur.
Për fëmijët 0-3 muajsh, kërkohet 14-17 orë gjumë, ndërsa për foshnjat 4-11 muajshe kërkohet 12-16 orë gjumë me cilësi të mirë.
1-2 vjeç
Aktiviteti fizik duhet të jetë një pjesë thelbësore e rutinës së një fëmije. Për fëmijët e moshës 1 vjeç, koha e ekranit nuk është aspak e këshillueshme.
3-4 vjeç
Koha para ekranit nuk duhet të kalojë 1 orë dhe e mira është nëse është më pak se kaq. Në thelb kërkohet të kaloni të paktën 180 minuta duke u kënaqur me aktivitetin fizik. Kjo nëse përhapet gjatë gjithë ditës, është më mirë.
Ata nuk duhet të kalojnë kohë në ekran më shumë se një orë dhe 10-13 orë gjumë me cilësi të mirë është po aq e rëndësishme. /GazetaShneta/