Prindërit duhet të bëjnë kujdes me përmbushjen e nevojave të fëmijëve të tyre.
Disa nga ta mund të jenë tejet nevrikë kurse të tjerët janë të qetë, por të dy palet medoemos se do të shpërthejnë me teket e tyre herët apo vonë, transmeton GazetaShneta.
“Mother.ly” shkruan duke cituar studime të ndryshme se disa teke mund të jenë të trashëguara gjenetikisht por nuk përjashtohen edhe faktorët tjerë.
Por një gjë që është vërtetuar është se fëmijët tekanjozë, ata që bëjnë naze dhe që nuk pajtohen lehtë zakonisht rritën për tu bërë persona me mbipeshë.
Për arsye se nervoza e fëmijëve shpesh nuk menaxhohet mirë nga prindërit, atëherë shpërblimi për t’I qëtësuar zakonisht janë ushqimet. Kjo sjellje pastaj brumoset tek këta fëmijët, që në të ardhment ata gjithmonë do ta kërkojnë paqen dhe qetësimin në ushqim.
Andaj nëse keni fëmijë me këto karakteristika, mendoni dy herë para se të bëni zgjidhje të gabuara pasojat e të cilave do i vuani ju dhe vetë fëmijët në të ardhmen. /GazetaShneta/