Sa më gjatë të shtyhet amësia aq më i ulët është rreziku nga zhvillimi i kancerit të mitrës, është konstatuar në Kaliforninë Jugore, edhe pse shtatzënia e vonshme lidhet me komplikime të shumta.
Shtatzënia në një moshë më të shtyrë është shpesh e rrezikshme, por megjithatë ka edhe anët e mira, është zbuluar në Universitetin e Kalifornisë Jugore.
Femrat të cilat bphen nëna pas moshës 30-vjeçe kanë për 17 për qind më pak rrezik nga kanceri i mitrës, ndërsa ai rrezik reduktohet edhe më shumë për secilin vit të shtyrjes së amësisë.
Kështu, femrat të cilat bëhen nëna në moshën 40-vjeçe kanë 44 për qind më pak rrezik nga ajo sëmundje, njofton gazeta britanike ‘Daily Mail.
“Lindja në një moshë më të vonë është një lloj i faktorit të mbrojtjes nga kanceri endometrial , edhe nëse bëhet fjalë për tipin 1, i cili është i lidhur me ekspozimin ndaj estrogjenit ose tipin 2, i cili paraqitet i pavarur nga hormonet”, ka thënë dr. Veronika Setiavan, udhëheqëse e studimit që ka përfshirë më se 8 mijë femra. / Gazeta Shneta /