Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Filloni ditën e bebit tuaj me këtë recetë për ushqimin e mëngjesit

Jetë 26/03/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Vakti i mëngjesit ka të njëjtën rëndësi si tek të rriturit, ashtu edhe tek bebet. Ai e furnizon organizmin e bebit me kaloritë e nevojshme për të rifilluar punën. Edhe nëse e keni ushqyer bebin në mes të natës me siguri që ai i ka harxhuar të gjitha resurset deri në mëngjes. Këto receta gatimi janë ato për të cilat bebi juaj ka nevojë në mëngjes.

Pure me perime

E vetmja gjë që do t’ju duhet për këtë recetë janë disa perime si patatja, bizelja apo karrota dhe pak ujë. I zieni perimet deri sa të zbuten dhe ma pas i bëni pure. Perimet janë të pasura me vlera ushqyese për të cilat bebi ka nevojë.

Pure me fruta

Është ekuivalenti i puresë me perime vetëm se përmban fruta të freskëta. Ju nevojiten disa fruta si mollë, dardhë, banane dhe pak ujë. Pureja me fruta është e shkëqyer për vaktin e parë të ditës se bebit tuaj. Filloni duke i qëruar dhe copëtuar frutat e më pas mund t’i kaloni në blendër dhe t’i shtoni pak ujë nëse është e nevojshme.

Qull me oriz e banane

Qulli është një ushqim i shëndetshëm për të rriturit por dhe për bebet. Një qull i zakonshëm bëhet me qumësht lope por meqënëse po e përgatisim për bebet ju mund ta bëni me qumësht gjiri apo formule.

Përbërësit

– 1 filxhan oriz

– 1 banane e prerë në copa

– 3 filxhan uji

– 1 filxhan me qumësht gjiri apo formule

Përgatitja

Filloni duke zierë orizin deri sa të zbutet.
Pasi orizi të jetë gatuar shtoni në të njëjtën tenxhere me orizin, bananen dhe qumëshin e gjirit apo të formulës dhe i përzieni për 3-4 minuta deri sa bananet të jenë tretur plotësisht dhe nëse ka nevojë mund t’i shtoni dhe pak ujë e ta lini të ziejë për 2-3 minuta të tjera.
Më pas lëreni vetëm të ftohet dhe e keni gati.

/Gazeta Shneta

Artikulli paraprakMoti e hënë, 26 mars
Artikulli i rradhës Koha e duhur për të filluar kontrollat pasi të keni kuptuar që jeni shtatzënë

Ju sugjerojmë

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

Canolli: Prishtina me mbulueshmëri të lartë për shumicën e vaksinave, MMR mbetet nën nivelin e synuar

22/07/2026 Lajme

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

MSh kontrakton barna për sëmundje të rralla me vlerë mbi 3.7 milionë Euro

21/07/2026 Lajme

Infektologia Kurteshi: Temperaturat e larta rrisin rrezikun e infeksioneve, higjiena mbetet mbrojtja më e mirë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.