Gratë përpiqen të vlerësojnë disa gjëra nga forma e trupave të tyre. Shpesh parashikimi gjinor i bazuar në madhësinë e barkut apo të gjoksit bëhet pa dyshim një kalim kohe e preferuar.
Një nga shenjat për të bërë parashikimin është kur foshnja pozicionohet lartë në barkun e një gruaje, parashikon lindjen e një djali, ndërkohë që një barkë që është i gjerë dhe i ulët, ka shumë shanse të jetë shenjë e një vajze.
Duke folur nga perspektiva e gjeneve, kur është fjala për përcaktimin e seksit, është sperma e babait që është vendimtare në predispozimin e seksit të pasardhësve të tij.
Gratë gjithmonë japin një kromozom X për një fëmijë. Kur një baba ofron kromozome, ai mund të jetë ose një X ose Y. Pra, një kromozom Y nga babai e bën një djalë, ndërsa një kromozom X nga babai e bën një vajzë, transmeton Gazeta Shneta.
Pincott në librin e saj të ri, “A kanë ata që duan çokollatën bebe më të ëmbla?” (Souvenir Press, 2013), thotë se gratë që janë shtatzëna me një vajzë zhvillojnë gjokse më të mëdha sesa gratë shtatzëna me një fetus mashkullor.
Në librin e saj, ajo thotë se gjinjtë e një gruaje me një vajzë rriten rreth 8 centimetra, ndërsa gratë që mbajnë një djalë do ta kenë gjoksin vetëm 6.3 centimetra.
Dallimi ndodh për shkak të sasisë së testosteronit të prodhuar nga fetusi mashkullor, i cili ka pak për të përmirësuar madhësinë e gjinjve të nënës./Gazeta Shneta/