Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Këshilla që do iu ndihmojnë pas lindjes ta ktheni lëkurën e barkut në formën e mëparshme

Këshilla për shtatzëna 24/06/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
A generic photo of a mother bonding with her baby. See PA Feature FAMILY Mum Body. Picture credit should read: PA Photo/thinkstockphotos. WARNING: This picture must only be used to accompany PA Feature FAMILY Mum Body
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ardhja e foshnjës në jetë ndryshon shumë gjëra në jetën tuaj, përfshirë këtu edhe lëkurën e barkut tuaj.

Megjithatë, arritja e formës së mëparshme të lëkurës së barkut nuk është gjithnjë mision i pamundur, andaj duhet ndjekur edhe disa këshilla, të përgatitura nga portali “Për Nënat” .

  1. Pini më shumë ujë

Uji është esenca e trupit tuaj! Ai jo vetëm që do të hidratojë lëkurën tuaj por do ta bëjë atë më elastike e më të tërhequr. Gjithashtu uji ndihmon që të digjni kalori në mënyrë më efektive.

  1. Ushqeni bebin tuaj me gji

Përveçse është një burim fantastik vlerash ushqyese për bebin tuaj, gjidhënia është shumë e rëndësishme edhe për ju, pasi duke ushqyer bebin tuaj me gji, ju po trasformoni kaloritë e tepërta që keni, në qumësht për bebin duke ju bërë të humbni peshë më shpejt.

  1. Zhvilloni ushtrime fizike

Është e rëndësishme të përfshiheni në një aktivitet fizik sapo trupi juaj të jetë rikuperuar nga lindja. Por sigurohuni që doktori juaj t’ju ketë dhënë dritën jeshile përpara se të filloni. Vrapi, joga ose aerobia janë fantastike për të tonifikuar barkun tuaj .

  1. Konsumoni proteina

Proteinat janë fantastike për rritjen e masës muskulore, gjithashtu ato përmbajnë një lëndë të quajtur kolagjen e cila ju ndihmon për të pasur një lëkurë më të lëmuar dhe të shëndetshme. Konsumi i proteinave varet nga pesha juaj dhe nga aktiviteti juaj fizik, por mesatarisht konsumi ditor i proteinave është 50 gram në ditë.

  1. Përdorni krem për të masazhur barkun

Në treg mund të gjeni shumë kremra të cilat përmbajnë kolagjen, dhe vitamina E, C, A dhe K. Aplikimi i këtyre kremrave do ta bëjë lëkurën të tendoset pas lindjes. Gjithashtu masazhi do të përmirësojë qarkullimin e gjakut në barkun tuaj. Për një rezultat ideal masazhojeni barkun tuaj 2 herë në ditë.

Artikulli paraprakFoshnja 18-muajshe vdiq pasi nëna e harroi në veturë, kishte takim me miqtë
Artikulli i rradhës Sa shpesh duhet pastruar pajisjet elektroshtëpiake

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.