Mjekët pediatër shpjegojnë se lemza është fenomen i zakonshëm dhe krejtësisht normal tek fëmijët që ende nuk kanë bërë 1 vjeç.
Sipas Lynnette Mazur, një profesoreshë e pediatrisë në Qendrën Shëndetësore Shkencore të Universitetit të Teksasit në Hjuston, lemza te foshnjat zakonisht shkaktohet nga ushqimi, qumështi i gjirit, formula ose ushqime të tjera.
“Është një shqetësim për prindërit, por jo aq shumë për foshnjën. Nëse lemza nuk pengon aktivitetet e përditshme si ngrënia ose gjumi, nuk ka arsye përse të dretjtoheni te mjeku”, – shpjegon ajo.
Nëse lemza shoqërohet me kollë, bëhet e bezdishme, zgjat shumë dhe përsëritet edhe pas moshës 1-vjeçare atëherë duhet të shkoni tek mjeku.
Mos u mundoni të ndërprisni lemzën duke e befasuar foshnjen, duke drejtuar diku shikimin e tyre ose duke tërhequr gjuhën, të cilat janë metoda mjaft popullore në disa kultura./pernenat.al/