Mamia Razije Musa nëpërmjet llogarisë së saj në Facebook ka këshilluar nënat të bëjnë kujdes me vetën e tyre, ngase dhimbja mund të transmetohet tek foshnja, duke e shtyer atë edhe të refuzojë marrjen e gjirit.
“Po më thuani se beba është e shqetësuar se nuk po e merr gjirin por kur po ju pyes për gjendjen tuaj ju jeni më të tensionuara”, shkruan në postimin e saj mamia.
Mamia Musa, më pas inkurajon nënat që të futeni në një dhomë ku mbizotëron qetësia dhe të filloni t’ia jepni gjirit, shkruan Gazeta Shneta.
Ndërkaq, sipas mamisë, çfarëdo veprimi ndryshe mund të ketë efekte negative.
“Nëse veproni ndryshe ju mund të dështoni, për gratë që jetojnë në bashkësi familjare mos të ju vie keq aspak që të bëni ashtu si ju konvenon juve dhe bebes tuaj,” këshillon më tutje mamia Musa.