Sipas një studimi të ri nuk janë vetëm gratë që kanë një orë biologjike.
Meshkujt të cilët bëhen prindër para moshës 25 vjeçare apo pas moshës 51 vjeçare, rrezikojnë që të kenë fëmijë me çrregullime sociale, duke filluar nga aftësitë e varfra në komunikim e deri tek autizmi, transmeton Klan Kosova.
Shkencëtarët nga Mount Sinai në New York kanë thënë që këta fëmijë kanë tendencë që të jenë më të aftë se bashkëmoshatarët e tyre gjatë fëmijërisë, megjithatë kjo ndërron në kohën e adoleshencës.
Sipas këtij studimi nuk ka ndonjë lidhje në mes të zhvillimit të aftësive sociale tek fëmijët dhe moshës së nënës së tyre gjatë shtatzënisë.
Kjo lidhet me moshën e baballarëve.
Për të përcaktuar ndikimin e moshës së baballarëve kur bëhen prindër, në zhvillimin e aftësive sociale të fëmijëve të tyre, hulumtuesit kanë analizuar ndryshimet në zhvillimet sociale, hiperaktivitetin dhe ndjeshmërinë.
Analizat gjenetike kanë treguar që zhvillimi i aftësive sociale është i influencuar nga kodi gjenetik më shumë se sa nga faktorët e jashtëm, dhe se ky ndikim gjenetik bëhet më i theksuar përderisa mosha e atësisë së baballarëve rritet.