Kur lind, fëmija juaj duket kaq i vogel por më vonë fillon të rritet, të ngrejë kokën, të ulet, të ecë këmbadoras dhe të ecë. Ky proçes të cilin nuk e besojmë se do ndodhë ndonjëherë kalon sa hap e mbyll sytë.
Suksesi i këtij proçesi dhe shëndeti fizik e shpirtëror i fëmijës suaj lidhet me gjimnastikën e bërë rregullisht. Gjimnastika e filluar që në etapat e para ndikon pozitivisht edhe në zhvillimin trupor edhe në atë mendor, transmeton Gazeta Shneta.
Gjimnastika ndihmon në përparimin e zhvillimit social të fëmijës duke e bërë më guximtar. Ushtrimet e filluara që në muajt e pare mundësojnë forcimin e muskujve dhe zhvillimin e tyre prandaj këta fëmijë kur të arrijnë në moshën e adoleshencës ose i drejtohen sportit ose bëjnë një jetë sportive. Fëmijët të cilët gjatë periudhës shkollore merren me sport apo bëjnë ushtrime fizike janë më të sigurt në vetvete dhe më të suksesshëm në mësime. Struktura trupore është më e konsoliduar. Nuk kanë çrregullime në mënyrën e të ulurit. Muskujt e forcuar më pare mbështesin kyçet dhe kockat. Tek këto fëmijë shihen më pak skoljoz dhe kifoza (çrregullime të legenit) apo deformime të kockave.
Ushtrimet e fëmijëve 2-6 muajsh
Shtrijeni fëmijën në shpinë dhe bëni të mundur që me dorën e tij të kapë gishtin tuaj te madh. Mbajini duart e tij përfshirë dhe kyçet dhe krahët i ngrini një nga një, ngadalë në fillim krahun e majtë , para, mbrapa dhe lart. Nëse krahët nuk koordinahen njësoj kjo lëvizje mund të jetë e lodhshme. Shtrijeni fëmijën përmbys me kokë të kthyer nga ju dhe duke vendosur gishtin tuaj të madh në pëllëmbën e dorës së tij kapeni nga kyçet. Ngadale-ngadalë bëni ngritjen e parë të lehtë. Kujdes mos ta lodhni fëmijën. Ngritjet e mëvonshme mund të bëhen edhe me ndihmën e një të rrituri me dëshirën duke vënë në lëvizje muskujt dhe kokën e fëmijës. Veçanërisht kontrolli i kokës i fëmijëve fillon pas muajit 2-3. Me praktikimin e këtyre ushtrimeve mund të diagnostikohet shpejt dhe moszhvillimi në sistemin nervor.
Ushtrimet e fëmijëve 6- 12 muajsh
Në periudhën 0-6 mujore mund të shtohet numri i lëvizjeve. Brenda një dite mund të bëhen 15 të tilla. Për shkak të pakësimit të elasticitetit të kyçeve pas muajit të 6 dhe 7 duhet t’i shmangemi lëvizjeve të lodhshme. Nëse fëmijën e tërheqim prej krahëve dëgjojmë një zhurmë ‘tëk’ që vjen nga krahu. Fëmijët kanë dhimbje të forta , nuk e lëvizin krahun dhe kjo tabllo pasqyron nxjerrjen e pjesës së sipërme të kocit radius. Por me një lëvizje (manovër) të thjeshtë të doktorit specialist mund të shkojë përsëri në vend. Duke e mbajtur tek pjesa nën sqetulla pas muajit të gjashtë kapim dorën bashkë me kyçet. Fëmija hidhet para, mbrapa , majtas , djathtas. Kjo lëvizje ndihmon që fëmija të ketë një trup të rregullt.
Ushtrimet e bëra pas moshës 1 vjeçare e më pas
Fëmijët fillojnë të ecin pas moshës 1 vjeçare dhe kjo përbën një ushtrim të rëndësishëm për ta. Por përsëri gjatë kësaj periudhe mund të përdorin lodrat për të vënë në punë grupe të caktuar muskujsh. Fëmija shtrihet në shpinë dhe duke u kapur nga kyçi i këmbës ngrihet lart ngadalë derisa të qëndrojë në boshllëk. Pasi qëndron pak i varur fëmija vendoset në vend dhe përsëritet e njëjta lëvizje. Të gjitha këta lëvizje bëhen mbi një mbështetëse të butë.
Shtrijeni fëmijën përmbys, vendosjani duart në tokë, kapeni prej gjunjëve dhe kërcirit dhe bindeni të ecë mbi duart e tij. Këta lëvizje mund të realizohen në një largësi të shkurtër duke i vendosur lodra përpara. /Gazeta Shneta/