Sipas një studimi të ri, ledhatimi ndikon pozitivisht në sistemin imunologjik të foshnjës, kështu, duke i përballuar më lehtë infeksionet.
Fëmija i vogël i uritur për dashuri pothuajse mund edhe të vdesë pa ledhatimin, pikërisht si, përkundër kësaj, mund të rritet më mirë nëse ledhatohet shumë, sepse hormonet e rritjes te foshnjat e lindura para kohe në këto raste prodhohen më shumë.
Nëse nëna e ledhaton butësisht fëmijën në inkubator, ajo do të shtojë në peshë për 75% më shpejtë se foshnjat që këto ledhatime nuk i kanë.
Edhe nga klinika del më herët. Gjatë ledhatimit me plot dashuri sistemi imunologjik është më i fortë dhe më lehtë i përballon infeksionet.
Niveli i hemoglobinës në gjak gjatë ledhatimit të rregullt rritet me të madhe.
Masazhimi i foshnjës nuk praktikohet vetëm për të ndihmuar motorikën e saj, por kjo është një mënyrë me të cilën rregullisht dhe me kënaqësi mund t’i ofrohet dashuri dhe butësi.
Qoftë duke e luhatur, mbajtur në krahë, puthur, gudulisë, rrahur shuplakat, krehur, mbajtur për dore, të gjitha janë mënyra me të cilat ushqeni nevojën e saj për ngrohtësinë e atyre që e duan më së shumti, i flisni se jeni aty për të, se gjithçka është në rregull, se është e sigurtë.
Fëmijët që në fëmijërinë e hershme nuk i janë ekspozuar sasisë së mjaftueshme të përqafimeve dhe ledhatimeve, më vonë gradualisht mund ta rikuperojnë këtë mungesë të zhvillimit të dashurisë ndaj vetes, por përmes personave tjerë të dashur që i njofton me kohën dhe ata dinë më së miri ta dallojnë se si ndjehet një fëmijë i cili nuk është përqafuar apo ledhatuar mjaftueshëm.
Ledhatimi është “vitaminë” e rëndësishme për të gjithë gjitarët, do ta shihni këtë te të gjithë gjitarët të cilët kujdesen për të rinjtë e tyre dhe instinktivisht shpesh i lëpinë dhe ledhatojnë, pa lexuar paraprakisht në ndonjë udhëzues./Femina.al/