Fryrja e barkut tek bebet mund të jetë rezultat i shkaqeve normale dhe gjendjeve të ndryshme shëndetësore.
Ajo ndodh shpesh tek foshnjet, pa pasur ndonjë indikator tjetër shëndetësor, transmeton Gazeta Shneta.
Një shkak tjetër i zgjerimit të barkut i cili është shumë i lidhur me gazin foshnjor është gjendja shëndetësore e njohur si “kolik”. Sipas Dr Alan Greene, rreth 20 për qind e foshnjave përjetojnë një gjendje të tillë, një periudhe të qajturi që zakonisht zgjat më shumë se tre orë çdo ditë.
Kolik-u mund të fillojë kur fëmija juaj është në javën e 3-të dhe bëhet më intenziv në mes javës së 4-të dhe të 6-të.
Shkaku i saktë mbetet i panjohur që nga viti 2011, por ekzistojnë gjasa që të jetë i lidhur me sëmundjen e zorrëve ose sikletet abdominale për shkak të alergjive ose mbipeshës.
Nëse barku i foshnjës suaj rri i fryrë, dërgojeni tek pediatri , veçanërisht nëse vazhdon të qajë shumë./Gazeta Shneta/