Spitali “Sirona” ua ka mundësuar nënave që të regjistrojnë momentin më të rëndësishëm në jetën e tyre, lindjen e fëmijës. Ky spital ka angazhuar fotografin e njohur Norik Uka, për të incizuar momentet e lindjes së nënave.
Fotografitë janë pjesë e pakos në ofertën e lindjes në Spitalin “Sirona”.
Fotografitë e kësaj nëne në momentin kur e përqafon për herë të parë fëmijën e saj janë thjesht magjike.
“Ndjesia më e mirë përjetohet ne Spitalin Sirona, në e bëjmë që momenti më i rëndësishem të jetë i përjetëshëm”, thuhet në postimin e spitalit. /Gazeta Shneta/