Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Froma e vaginës tuaj ndikon në arritjen e orgazmës

Femina 22/09/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një rishikim i ri i të dhënave tregon se aftësia juaj për të arritur deri në orgazmë, ka të bëjë shumë me formën e vaginës suaj, raporton ‘Medical Express’.

Leslie Hoffman, nga departamenti i anatomisë në Universitetin e mjekësisë në Indiana, së bashku me kolegët e saj zbuluan se gjatë shtatzënisë klitorisi ngritet më lart dhe larg vaginës, dhe femrat me ndryshim të tillë mund të përjetojnë vështirësi në arritjen e orgazmës.

Hulumtuesit thonë se femrat që kanë klitorisin dhe rrugët urinare më afër njëri-tjetrit, kanë gjasa më të mira për arritjen e orgazmës. Elizabeth Lloyd, një studente në institutin Kinsey për hulumtimet rreth seksit, gjinisë dhe riprodhimit, thotë se distanca ideale është 2,5 centimetra (apo më pak se 1 inç).

Maureen Whelihan, një obstetre-gjinekologe në Florida e cila nuk ishte e përfshirë në hulumtim, por ka rishqyrtuar gjetjet, sugjeroi që femrat të cilat kishin klitorisin e zhvendosur më lart, kishin më shumë gjasa për vështirësi në arritjen e orgazmës gjatë seksit (ose fare nuk e arrinin) si pasojë e fërkimit të penisit më poshtë vaginës si dhe duke e pamundësuar prekjen dhe stimulimin në klitoris.

Dr. Whelihan gjithashtu theksoi se ka shumë femra që pohojnë se kanë pasur orgazma të pastra vaginale dhe 90% e këtyre femrave thonë se këtë e arrijnë duke qëndruar mbi partnerin.

Por sa janë gjasat që të ndodhë kjo orgazmë vaginale? Sqarimi i mjekes ishte se kur femrat janë në krye apo mbi partnerin, ata gjatë penetrimit prekin lehtë edhe stomakun e tij me anë të klitorisit, dhe kjo nuk mund të quhet vetëm një orgazmë vaginale sepse keni kontakt edhe me klitorisin gjatë fërkimeve me barkun apo legenin e tij.

Pra, është e mundshme që mos të keni faj as ju e as partneri juaj për vështirësitë në arritjen e orgazmës, problemi qëndron në pozicionimin shumë lart të klitorisit. Fatmirësisht, ka mënyra të ndryshme për të gjetur zgjidhjen e stimulimit të tij, si për shembull përmes gishtave, gjuhës apo vibratorëve.

Artikulli paraprakGjërat që i ndodhin vaginës tuaj gjatë marrëdhënieve
Artikulli i rradhës Ndryshimet e papritura që ndodhin në trupin e gruas pas lindjes

Ju sugjerojmë

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Endometrioza nuk shkakton vetëm dhimbje, mund të shfaqet edhe me migrenë, probleme me tretjen, ankth e depresion

17/07/2026 Femina

Pse valët e të nxehtit i godasin më rëndë gratë? Ekspertët shpjegojnë rreziqet që shpesh neglizhohen

10/07/2026 Femina

Testi i ri me inteligjencë artificiale mund t’i kursejë mijëra gra nga ekzaminimet e dhimbshme për kancerin

08/07/2026 Femina

Studim: Ruajtja e fertilitetit shpesh neglizhohet te gratë e reja me kancer

29/06/2026 Femina

Studimi i madh zbulon se shumica e trajtimeve shtesë në IVF nuk rrisin shanset për shtatzëni

26/06/2026 Femina
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.