Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Fryrje dhe gazra gjatë shtatzënisë: A mund të jetë kjo, një shenjë e parë e procesit nëntë mujor?

Këshilla për shtatzëna 28/03/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Si dhimbja e shpinës dhe të vjellat në mëngjes, gazrat dhe fryrjet gjatë shtatzënisë janë simptoma shumë të zakonshme.

Kjo ndjenjë gazi është rezultat i niveleve të ngritura të hormonit progesteron, i cili relakson të gjithë muskujt tuaj – përfshirë ato në traktin gastrointestinal dhe ngadalëson tretjen, shkruan burimi Baby Center përcjell Gazeta Shneta.

Ju mund të gjeni lehtësim nga gazrat e shtatzënisë me disa ndryshime të shpejta në dietë, duke përfshirë shmangien e ushqimeve të yndyrshme dhe të skuqura dhe reduktimin e fasuleve, drithërave dhe perimeve që prodhojnë gaz si lakra dhe brokoli.

Nëse dhimbjet tuaja të gazit ndonjëherë ndihen si presion i fortë i barkut ose ngërçe, telefononi ofruesin tuaj të kujdesit shëndetësor.

Çfarë i shkakton gazrat – dhe a është kjo një shenjë e shtatzënisë?

Shanset janë që ju mund të keni vënë re disa fryrje në shtatzëninë e hershme.

Ndër të tjera, ju mund të falënderoni gazrat për këtë, pasiqë hyn në traktin tuaj të tretjes kur gëlltitni ajrin ose e bën të njohur praninë e tij kur bakteret në zorrën tuaj të trashë shpërbëjnë karbohidratet e patretura.

Disa persona marrin shumë gazra nga ushqimet që nuk i shqetësojnë fare të tjerët. Për shembull, ata me intolerancë ndaj laktozës fryhen dhe marrin gazra pasi konsumojnë produkte të qumështit.

Për të mësuar më shumë rreth komplikimeve të shtatzënisë KLIKO KËTU.

Kjo është për shkak se ata nuk prodhojnë mjaftueshëm laktazë – enzima që zbërthen sheqerin (laktozën) në produktet e qumështit. Bilanci i baktereve në zorrën e trashë, i cili ndryshon nga personi në person, mund të ndikojë gjithashtu në sasinë e gazit që prodhoni.

Disa karbohidrate janë fajtorët kryesorë të gazit. Proteinat dhe yndyrnat prodhojnë pak gaz direkt, megjithëse yndyrat mund të kontribuojnë në ndjenjën e fryrjes sepse ngadalësojnë tretjen.

Fryrja dhe gazrat mund të jenë shenja të hershme të shtatzënisë. Nëse zakonisht nuk jeni person që keni telashe me gazra dhe papritmas jeni vazhdimisht duke u përballë me këtë gjendjen, atëherë kushtojini vëmendje (ose të paktën bëni një test shtatzënie). Dhe përgatituni: gazrat mund të vazhdojë gjatë gjithë shtatzënisë.

Pse kam kaq shumë fryrje dhe gazra gjatë shtatzënisë?

Gazrat gjatë shtatzënisë janë shumë të zakonshme. Kur jeni shtatzënë, trupi juaj nxjerr progesteronin, një hormon që relakson të gjithë muskujt tuaj, duke përfshirë edhe ata në traktin tretës. Këta muskuj të relaksuar ngadalësojnë tretjen, gjë që mund të çojë në gazra më shumë se zakonisht, fryrje dhe gromësirë, veçanërisht pasi të keni ngrënë një vakt të madh.

Përtej fryrjes së tremujorit të parë, mitra juaj në zgjerim fillon të grumbullojë zgavrën e barkut, e cila gjithashtu mund të ngadalësojë tretjen dhe të ushtrojë presion mbi stomakun tuaj, duke ju bërë të ndiheni edhe më të fryrë pas ngrënies.

Kjo është arsyeja pse ju gjithashtu mund të përjetoni urth ose kapsllëk gjatë shtatzënisë, edhe nëse nuk jeni shqetësuar kurrë nga këto kushte më parë. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakKur fillon, arrin majat dhe përfundon – sëmundja e mëngjesit në gratë shtatzëna, sipas ekspertëve
Artikulli i rradhës Muaji mars për ndërgjegjësimin e dëmtimeve të trurit, simptomat emergjente që kërkojnë trajtim

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.