Federata e Sindikatave të Shëndetësisë ka dal me një reagim për neglizhencën e Ministrisë së Shëndetësisë për të pranuar ofertën e Shqipërisë për vaksinimin e punëtorëve shëndetësorë në Kukës.
FSSHK ka deklaruar se nëse këtë nuk e bën MSH-ja atëherë do të organizohen vet për t’i dërguar punëtorët shëndetësorë për vaksinim.
“Apelojmë tek Ministria e Shëndetësisë që nëse nuk ka mundësi dhe gadishmëri për organizimin e marrjes së vaksinave në Kukës për punëtorët shëndetësor atëherë Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës është e gatshme të merr komplet organizimin për realizimin e vaksinimit të ofruar”, thuhet në reagim.
Deklarata e plotë e FSSHK-së:
Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës shpreh shqetësimin e saj në lidhje me mos reagimin e Ministrisë së Shëndetësisë pas ofertës së Kryeministrit të Shqipërisë Zotëri Edi Rama për vaksinim të punëtorëve shëndetësor.
Kryetari i FSSHK-së Dr. Blerim Syla për këtë çështje ka komunikuar me Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Shqipëri z. Nait Hasani i cili është angazhuar direkt për vaksinimin e punëtorëve shëndetësor në Kukës, por, për fat të keq Ministria e Shëndetësisë së Kosovës deri më tani është duke e neglizhuar ofertën, prandaj apelojmë tek Ministria e Shëndetësisë që nëse nuk ka mundësi dhe gadishmëri për organizimin e marrjes së vaksinave në Kukës për punëtorët shëndetësor atëherë Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës është e gatshme të merr komplet organizimin për realizimin e vaksinimit të ofruar, në të kundërtën çdo vonesë është përgjegjësi e institucioneve të Republikës së Kosovës.