Ftohjet dhe gripat shkaktohen nga virus të ndryshëm, ndërsa alergjitë janë pak më ndryshe prej tyre, pasi që ato nuk shkaktohen nga virusi. Arsyet mënjanë, gripi, ftohja dhe alergjia mund t’iu bëjë të ndiheni në kombinim të këtyre simptomave – lodhje, rrjedhje të hundëve, kollitje, dhimbje koke, teshtitje, dhimbje të fytit, transmeton Gazeta Shneta.
Kur duhet të dini se fëmija juaj ka alergji?
Simptomat:
- Seria e teshtitjeve
- Kruarja e syve
- Mukusi
Trajtimi
Një antihistamine standarde do të zvogëlonte ashpërsinë e simptomave alergjike, sipas profesoreshës së asociuar Dr. Kristine Macartney, specialiste në sëmundjen infektive dhe imunizim.
“Tabletat e antihistaminës dhe sprej nazal janë trajtimet më efektive dhe më të përdorura për alergjitë.”, shton ajo.
Parandalimi
Sprejët nazal kortikosteroid janë parandaluesit më efektiv i alergjisë, nëse përdoren rregullisht. Gjithashtu, për alergjinë mund t’i ndihmojë edhe marrja e antihistaminës, tregon Maacartnay.
“Veçënarisht në javët e para kur vëreni simptomat, apo kur ka shumë polen rekomandohet të përdoren këta parandalues.” shton ai.
Në rast se alergjia nuk ndalon, shihni mjekun tuaj për të gjetur se cilat masa parandaluese duhet marrë për simptomat e fëmijës tuaj.
Kur duhet të dini në rast se fëmija juaj është ftohur?
Simptomat:
Dhimbje të lehta
Temperatura e lartë
Mukus i verdhë / jeshil
Trajtimi
“Para së gjithash, ushqeni fëmijët me lëngje”, thotë Macartney, duke shtuar se paracetamoli do të ndihmojë në uljen e simptomave dhe do t’iu bëjë të ndiheni më energjik.
“Pacientët e ftohur duhet të ballafaqohen me simptomat e tyre, por gjithsesi duhet të menaxhojnë higjienën e tyre për të shmangur përhapjen tek të tjerët.”, shton ajo.
Parandalimi
Higjiena e mirë është vendimtare. “Lani duart rregullisht, mbuloni gojën kur keni kollitje ose teshtitje dhe largohuni nga njerëzit që janë të sëmurë”, thotë Macartney.
Kur duhet ta dini se fëmija juaj është me grip?
Simptomat:
Mukus i verdhë / jeshil
Lodhje ekstreme ose dhimbje të muskujve
Ethet e shpejta
Zemërimi
Kollitja
Trajtimi
“Marrja e shumë lëngjeve është prioriteti juaj kryesor.”, thotë Macartney.
“Ju gjithashtu mund të keni nevojë për paracetamol, për t’i luftuar ethet dhe parehatitë që vijnë së bashku me gripin.” Njerëzit që kanë kushte të tjera të rënda mjekësore dhe kushdo që është shtruar në spital si pasojë e gripit, mund t’i jepet tamiflu, një mjekim antiviral, që mund të shkurtojë kohëzgjatjen e simptomave./Gazeta Shneta/