Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Gabimet e prindërve që nxisin mos bindjen e fëmijëve

Këshilla për shtatzëna 30/12/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

1. Ju jepni shumë urdhra

Nëse fëmija juaj ka sjellje negative të shpeshta, ka shumë mundësi që po merr më shumë urdhra seç duhet. Bombardimi i fëmijës me instruksione si “ ngjyros brenda vijës”, “ ngriji pantallonat” “mos ashtu..” etj, do e çorientojë atë. Zëri juaj do të ngelet në prapavijë nëse jepni vazhdimisht urdhra, edhe për gjëra të parëndësishme. Jepni vetëm instruksione të rëndësishme dhe shmangni komandat që jepni me qëllim kryerjen e aktiviteteve sipas mënyrës suaj. Megjithëse nuk ju pëlqen ta shihni fëmijën tuaj t’i bëjë gjërat në mënyrën e vet, mësohuni me të sepse mbiprindërimi sjell shumë pasoja negative, transmeton Gazeta Shneta.

2. Ju jepni instruksione të dobëta
Fjalët që zgjidhni për të dhënë komandat janë shumë të rëndësishme. Jepini komandat me autoritet. Bëjeni të qartë kërkesën tuaj dhe mos jepni instruksione të rëndësishme sikur po kërkoni një nder nga komshiu. Përdorni autoritetin dhe qetësinë e figurës suaj si prind.

3. Ju i përsërisni komandat
Bezdisja e fëmijës me dhënien e komandës disa herë i mëson atij se nuk është e rëndësishme të zbatojë kërkesën tuaj që herën e parë. Jepeni vetëm një herë komandën dhe monitoroni zbatimin e saj. Mos e lejoni fëmijën ta injorojë komandën tuaj apo të shtyjë detyrën që i keni dhënë.

4. Ju nuk ofroni pasoja
Nëse jepni një komandë dhe nuk bëni asnjë gjë kur fëmija juaj nuk e zbaton, ju i mësoni fëmijës suaj se nuk është e rëndësishme të u dëgjojë fjalën. Pasojeni mosbindjen e fëmijës suaj me një pasojë negative, psh: nuk do të filloni të lexoni librin me të pa larë ai dhëmbët. Kujdes me pasojat që ofroni. Nuk duhet të jenë dënime, por duhet të jenë shtysa që të ndihmojnë motivimin e tij për të kryer detyrën që i kërkoni.

5. Ju nuk ofroni përforcim pozitiv (shpërblime)
Pa vëmendje pozitive dhe përforcim pozitiv fëmija juaj mund të humbë motivimin për të ndjekur udhëzimet tuaja. Megjithëse nuk është e rëndësishme të shpërbleni çdo lëvizje të vogël të fëmijës suaj, është e rëndësishme që përforcimi pozitiv të jetë i pranishëm në marrëdhënien tuaj. Ofroni fjalë të ngrohta dhe përgëzime për zbatimin e detyrave. Këto afirmime përforcojnë sjelljet e mira dhe i ndihmojnë fëmijët të vazhdojnë të ndjekin udhëzimet tuaja./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprak6 arsyet e fshehta përse nuk mbeteni dot shtatzënë: Të parën e bëni çdo ditë
Artikulli i rradhës ‘Jeta dhe vdekja rriteshin brenda meje’

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.