Receta me pure dhe me lyleshtrydhe rekomandohet për foshnjat që sapo kanë filluar të konsumojnë ushqime solide, respektivisht largimin nga gjiri apo formula.
Përbërësit:
⦁ Një kupë me luleshtrydhe;
⦁ 2 dardhë (ose mollë);
⦁ 1 lugë kanellë
Përgatitja:
1. Ndizni furrën në 200 gradë
2. Në një tepsi shtroni letër gatimi.
3. Prisni dardhët në shirita të hollë dhe i shtroni të parat në tepsi.
4. Më pas prisni luleshtrydhet përgjysmë dhe i shtroni sipër dardhave në mënyrë që lëngu i luleshtrydheve të thithet nga dardhat.
5. I hidhni nga sipër pak kanellë dhe futini më pas në furrë.
6. Piqini në furrë për rreth 30 minuta, më pas i hiqni dhe i lini të ftohen paksa.
7. Pasi frutat janë ftohur kalojini ato në blendër dhe bëjini pure për 1 deri në 2 minuta.
Mund të ruhet për 4 ditë në frigorifer ose për 3 muaj në ngrirje.
Kujdes! Luleshtrydhja ka qënë pjesë e ushqimeve alergjike të cilat nuk lejoheshin të konsumoheshin përpara moshës 12 muajsh. Megjithëse kjo hipotezë është rrëzuar tashmë, konsultohuni me mjekun tuaj përpara se t’ja prezantoni për herë të parë bebit tuaj./pernenat.al/