Gërhitja gjithashtu ngatërrohet me cilësinë e gjumit tuaj. Por, një studim i kryer së fundmi ka zbuar se gërhitja gjatë shtatzanisë mund të jetë e keqe për shëndetin e foshnjës tuaj.
Shumë gra filluan të gërhasin gjatë shtatzanisë së tyre për shkak të mbipeshës, çekuilibrit të hormoneve dhe mbajtjes së lëngjeve, transmeton Gazeta Shneta.
Por, nënat që gërhasin konstant kishin dy të tregën më shumë të ngjarë të kishin një fëmijë të lindur nën përqindjen e dhjetë të peshës dhe kishin dy herë më shumë gjasa të kishin nevojë për lindje me prerje cezariane krahasuar me gratë që nuk gërhasin.
Sipas studimit, gërhitja shkakton inflamacion që ndryshon enët e gjakut që shkojnë në placentë, gjë që çon në më pak rrjedhje gjaku dhe lëndë ushqyese që arrijnë tek fëmija.
Nuk ka asgjë për t’u frikësuar nëse gërhisni dhe jeni shtatzënë për momentin. Përkundrazi kushtojini vëmendje faktorëve që çojnë në një shtatzani të shëndetshme. Ushqimi i shëndetshëm dhe ushtrimet e rregullta janë të një rëndësie kryesore gjatë kësaj kohe. /GazetaShneta/


