Dr. Joseph Varon, 58 vjeç tha që ai është “i rraskapitur” por nuk mund të ndalet ose askush tjetër nuk do të kujdeset për pacientët e tij me Covid dhe kritikon “marrëzinë” e atyre që mohojnë seriozitetin e sëmundjes.
Një mjek në vijën e frontit të pandemisë Covid-19 në SHBA ka punuar 273 ditë rresht me vetëm tre orë gjumë gjatë natës, shkruan The Mirror.co.uk përcjell Gazeta Shneta.
Dr. Varon, tha që ai duhet të kujdeset për pacientët e tij ose “askush tjetër nuk do ta bëjë”, pavarësisht nga lodhja e tij.
Mjeku dhe shefi i stafit në United Memorial Medical Center në Houston, Texas, ka bërë xhiron në internet që kur një foto e tij u paraqit duke ngushëlluar një pacient Covid-19 në ditën e Falënderimeve e që u bë virale.
Foto tregon të ashtuquajturin “Gjahtarin e Covidit” i përgatitur plotësisht më veshje mbrojtëse ndërsa ngushëllon një pacient të moshuar që qan dhe ndihet i vetmuar gjatë festave.
Pavarësisht se gruaja e tij shqetësohej se mund të kishte një goditje në tru për shkak të ngarkesës së punës, ai tha se po përballet me dy beteja, njëra kundër Covid dhe tjetra kundër “budallallëkut” të atyre që ende nuk e vlerësojnë ashpërsinë e tij. /Gazeta Shneta/