Hemorragjia (gjakderdhja) që ndodh gjatë dhe pas lindjes mund të jetë një rrezik i madh nëse përkeqësohet dhe ka nevojë që të trajtohet menjëherë.
Hemorragjia mund të ndahet në tri zona: antepartum (përpara lindjes), intrapartum (gjatë lindjes) dhe postpartum (pas lindes), transmeton Gazeta Shneta.
Hemorragjia antepartum
Hemorragjia antepartum mund të shkaktohet nga problemet placentale gjatë shtatzënisë si ndarja e përkohshme e placentës nga muri i mitrës. Në rreth 5% të rasteve, hemorragjia antepartum ndodh për shkak të shkaqeve lokale, pra vaginës apo qafës së mitrës. Megjithatë, në pothuajse 40% të rasteve, nuk është identifikuar në asnjë shkak.
Hemorragjia intrapartum
Hemorragjia intrapartum, e cila është gjakderdhje që ndodh gjatë lindjes ,mund të shkaktohet nga ndarja e parakohshme e placentës nga muri i mitrës. Gjakderdhja e rëndë gjatë lindjes ka më shumë gjasa të jetë për shkak të ndarjes së placentës, gjë që gjithashtu mund të shkaktojë dhimbje në bark apo shqetësim në fetus.
Hemorragjia postpartum
Hemorragjia postpartum është gjakderdhje që ndodh nga trakti gjenital pas lindjes së fëmijës dhe shkaktohet nga faktorë të ndryshëm. Këtu përfshihen gjakderdhja e tepërt nga vendi i placentës. Kjo mund të jetë ose për shkak të dështimit të mitrës për të kontraktuar në mënyrë efikase pas lindjes, ose për shkak se diçka nga placenta është lënë brenda mitrës./Gazeta Shneta/