Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Gjashtë gabimet e nënave të reja gjatë ushqimit të foshnjes me biberon

Këshilla për shtatzëna 30/05/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ushqyerja me gji mund të jetë diçka instiktive dhe mund të duhen vetëm pak gjëra që duhet të mbani mend për mënyrën se si duhet ta ushqeni fëmijën tuaj. Por ushqyerja me biberon është krejtësisht një gjë e re. Dhe më poshtë ju tregojmë gabimet më të zakonshme qe bëhen nga nënat qe ushqejnë bebat me biberon.

1.Zgjedhja e biberonit të gabuar: Kur vjen puna për të ushqyer fëmijën me biberon, ju mund të tundoheni për të blerë ato që kanë forma ose dizajne të bukura. Bisfenol A (BPA) është një kimikat organik që gjendet në biberona, të cilat përmbajnë substanca potencialisht të dëmshme për fëmijët. Ky kimikat shkakton rreziqe të shumta shëndetësore. Ajo që duhet të bëni është të zgjidhni një shishe që është pa BPA. Kontrolloni anën e poshtme të shishes për të parë nëse ka tre shigjeta në formën e një trekëndëshi me PVC ose ka të shkruar “Others” . Në ato që lexojnë PVC ka shumë mundësi që të jetë i pranishëm BPA.

2.I vendosni fëmijës biberonin sa herë që qan: Nuk është mënyra e duhur e të ushqyerit një fëmijë nëse i jepni biberonin për të pirë sa herë që qan. Mund të ketë arsye të tjera pse fëmija juaj mund të qajë dhe mund të jetë për shkak të pelenës së lagur apo thjesht për shkak se është mërzitur. Nëse ai nuk do dhe ju po ia jepni biberonin me zor kjo tregon se fëmija juaj nuk po qan nga uria.

3.E vendosni shishen në mikrovalë: Sigurisht, përdorimi i mikrovalës është i përshtatshëm, i lehtë, dhe ju kursen kohë. Por qumështi i foshnjës nuk është ushqim që duhet ngrohur. Mikrovala vret vitaminat dhe mineralet e nevojshme për fëmijën tuaj. Mikrovala gjithashtu mund ta ngrohë formulën në temperatura të larta brenda pak minutash. Ju mund ta ngrohni qumështin në një enë me ujë të ngrohtë, por nëse e keni formulë sigurohuni që të mos marrë valë. Një tjetër metodë është që të përdoret një ngrohës me shishe për të marrë temperaturën e duhur.

4.Nuk e lejoni fëmijën të gromësijë: Të ushqyerit nuk është i mjaftueshëm nëse nuk bëni pauza për ta lënë fëmijën të nxjerrë gazrat që i bllokojnë fytin. Nëse fëmija nuk gromësin mund të ketë një gjumë të parehatshëm. Prisni me durim derisa fëmija juaj të gromësijë 2-3 herë pas ushqimit. Ju mund të provoni ngadalë lëkundjen ose pëllëmbën në shpinë për t’a ndihmuar.

5.Ripërdorimi i qumështit: Kur është fjala për formulën e foshnjës, mos përdorni fare fjalët “reduktim, riciklim, ripërdorim”. Ka shanse që bakteret nga goja e foshnjës tuaj të hyjnë në shishe dhe kjo mund të jetë e dëmshme për fëmijën tuaj. Nëse fëmija juaj nuk e përfundon qumështin me një herë, është më mirë të hidhni atë që ka mbetur dhe të përgatisni një vakt të ri.

6.E ushqeni me forcë, apo e ushqeni më shumë se ç’duhet: Të ndiqni një afat kohor është gjë e mirë, por mos e zgjoni fëmijën tuaj nga gjumi për ta ushqyer. Koha fikse mund të mos jetë e nevojshme gjithmonë sepse çdo fëmijë është i ndryshëm dhe mund të ketë modelin e vet të ushqyerjes. Ndërkohë që disa foshnja mund të konsumojnë më shumë në nje vakt, të tjerë preferojnë doza më të vogla por më shpesh. Dëgjoni nevojat e fëmijës suaj./pernenat

Artikulli paraprakFëmijët e stresuar do të ndihen njëlloj edhe në të 40-at e tyre
Artikulli i rradhës Kjo pije ju mbanë largë flokëve të thinjur

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.