Ekzistojnë mijëra mënyra dhe teknika psikologjike për t’iu bërë të ndiheni të lumtur dhe ta shijoni çdo ditë të jetës. Por, çfarë nëse vet trupi jonë ka një rol të rëndësishëm në këtë çështje?
Bright Side ka publikuar disa zbulime të shkencës së neurologjisë amerikane, studiues të cilët e din saktësisht kur dhe përse truri juaj mund t’iu ofroj ndjesinë e kënaqësisë totale, transmeton Gazeta Shneta.
Mësohuni të thoni ‘Faleminderit’:
Çfarë ndodhë në situata të tilla? Kur e falenderojmë dikë, apo edhe fatin, për ndonjë situatë të caktuar, fokusohemi vetëm ne aspektet pozitive të jetës. Kujtimet e kënaqësisë ngacmojnë produktivitetin e serotoninës në korteksin e arterieve. Kjo metodë zakonisht përdoret për trajtimin e depresionit.
Zgjidhini problemet tuaja herë pas here:
Truri ynë asnjëherë nuk ndalet duke kërkuar zgjidhje për problemet që na shqetësojnë. Kjo procedurë kërkon shpenzim të madh të energjisë, prandaj sa herë që truri lodhet dhe problemi mbetet i pazgjidhur, ndjejmë ankth dhe irritim. Në anë tjetër, për çdo vendim të suksesshëm, truri ynë shpërblen vetveten me një dozë të neurotransmetuesve që qetësojnë sistemin limbik, duke na ndihmuar ta shohim botën më të ndritur.
Mos i mbani gjërat brenda vetes, bisedo me të tjerët rreth gjërave që të shqetësojnë
Çfarë ndodhë në situata të tilla: Procesi i heshtjes gjatë rasteve të pakëndëshme dhe bisedimet për tema të ndryshme, vetëm për ta shmangur ngjarjen aktuale, përfshinë edhe trurin për tu aktivizuar në qendra të ndryshme. Pak kohë më vonë pas shmangies, emocionet negative ndikojnë dukshëm në mirëqenien tonë. Prandaj, preferohet që të mos i mbajm problemet të mbyllura brenda vetes. Kurdo që flisni me dikë në raste të tilla, truri aktivizon serotoninën për t’u liruar në organizëm, dhe gjen një mënyrë për të gjetur disa anë pozitive të problemit.
Prekni dhe përqafoni:
Për ne njerëzit, përfshirja sociale është tejet e rëndësishme. Forma të ndryshme të mbështetjes fizike, posaqërisht prekja dhe përqafimi, mund të shpejtojnë procesin e shërimit të secilit nga pas ndonjë sëmundje. Nëse largoheni nga këto ndërlidhje në jetën tuaj, truri përcepton humbjen e tij njëlloj siç e përcepton dhimbjen fizike. Pra, të njejtat zona të trurit aktivizohen në këto dy lloje situatash. Në të ërtetë, kjo situatë stimulon procesin që ndikon në disponimin tuaj dhe kontribon në zhvillimin e depresionit.
Mësoni, mësoni, dhe mësoni!
Për trurin, të paiset me njouhuri ënkupton adaptim permanent në situata të reja dhe të ndryshme. Në këtë lloj situate truri zhvillohet dhe shpërblen veprimet e veta për t’u absorbuar dhe të përpunoj informacionet e reja me dopaminë, hormonin e kënaqësisë.
Nëse dëshironi të jeni të lumtur, mos u frikësoni të provoni diçka të re për të ndryshuar ambientin që ju rrethon, apo edhe të mësoni gjërat të reja që s’i keni ditur më parë. /Gazeta Shneta/