Ejakulimi i hershëm ka një rol të rëndësishëm për seksin dhe tërë procesin riprodhues.
Disa nga pyetjet të cilat preokupojnë një grua janë nëse mund të ngelet shtatzënë nga ejakulimi i hershëm, çfarë dallimi ka nga ejakulimi i vërtetë, e shumë pyetje të tjëra, për të cilat janë dhënë përgjigje në mënyrë shkencore, transmeton Femra.
A mund të ngelem shtatzënë nga para-ejakulimi?
Përgjigja është po, pasiqë ende ka spermë në para-ejakulim edhe pse nuk është ejakulim i vërtetë. Ajo që e bën paraejakulimin të rrezikshëm është se nuk mund të kontrollohet sikurse ejakulimi me orgazëm pasi që është vështirë të hetohet.
Sa është i ndryshëm nga ejakulimi i vërtetë?
Paraejakulimi vjen nga sekrecionet e gjëndrës bulbouretrale ndërsa ejakulimi real vjen nga testikujt. Dallimin e përbën origjina nga vijnë mirëpo bëhet fjalë për të njëjtin lëng. Kur mashkulli eksitohet, gjëndra bulbouretrale prodhon lëng i cili rrjedh jashtë mitrës në të njëjtin gyp sikurse sperma dhe urina.
Cili është qëllimi i paraejakulimit?
Paraejakulimi ka dy përgjegësi: Të pastrojë uretrën dhe të shtojë lubrifikimin e vaginës së partnerit femëror. Paraejakulimi pastron uretrën duke neutralizuar çdo aciditet dhe duke shërbyer si lubrifikant.
A ka ekuivalent femëror?
Sigurisht që po dhe prodhohen në gjëndrat e vogla të quajtura të Bartolinit, të cilat ndodhen në hyrjen vaginale dhe sekretojnë lagështi që lehtësojnë penetrimin.