Ngjyra, aroma dhe frekuenca e urines tuaj është në të vërtetë një tregues i mirë i asaj që po ndodh në trupin tuaj dhe mund t’ju jape disa të dhëna jetike për shëndetin tuaj. Këtu janë disa prej tyre që mund të jenë një mjet i dobishëm diagnostifikues.
Urina juaj është e qartë dhe pa erë
Ky lloj i urines është optimale dhe zakonisht do të thotë që ju keni qenë duke pirë ujë mjaftueshëm.
Ka gjak në urinën tuaj
Gjaku në urinln tuaj mund të jetë një tregues i një gjendjeje të rëndë themelore shëndetësore, si sëmundje në veshka ose kancer. Por në disa raste, mund të jetë edhe për shkak të diçkaje të padëmshme si mbivlerësimi. Sidoqë të jetë, është më e mirë të këshilloheni me mjekun tuaj sa më shpejt që të mundeni.
Urina juaj është ngjyrë kafe e errët
Nëse urina juaj ka ngjyrë kafe të errët atëherë nuk jeni duke pirë ujë mjaftueshëm. Dehidrimi shoqërohet gjithashtu nga lodhja, marramendja ose dhimbja e kokës. Mos prisni derisa të ndjeheni të etur të pini ujë. Është e rëndësishme të qëndroni të hidratuar gjatë gjithë ditës.
Ju urinoni më shpesh se normalisht
Kjo është shenjë e një infeksioni të mundshëm të traktit urinar (UTI). Sipas ekspertëve në Ministrinë e Shëndetësisë, afro 40% e grave kanë UTI në jetën e tyre. Kjo është për shkak se keni uretra të shkurtra që lejojnë bakteret të hyjnë dhe të infektojnë zonën më lehtë. Fatmirësisht, UTI mund të trajtohet lehtësisht me antibiotikë.
Urina juaj ka erë të fortë
Ajo që hani ndikon në mënyrën se çfarë arome ka urina juaj. Disa ushqime dhe pije mund t’I japin urines një erë më të forte se normale. Por nëse kjo nuk shoqërohet nga simptoma të tjera, nuk duhet të jetë asgjë për t’u shqetësuar.
Urina juaj është e verdhë ose ngjyrë portokalli
Ngarkimi I ushqimeve të pasura me vitamin C ose me karotenoide si portokall, karrota ose grejfrut mund të kthejnë plrkohësisht ngjyrën e urinës suaj në të verdhë ose portokall. Disa ilaçe mund të prodhojnë këtë efekt. Një ngjyrë e pazakontë si kjo normalisht është e mire por mund të konsideroni kkërkimin e kujdesit mjekësor./GazetaShneta/