Ka disa gjëra nga të cilat gratë shtatzëna duhet të ruhen apo t’u rrinë larg gjatë shtatzënisë. Do të mundohem që të bëj një përmbledhje të disa prej gjërave më me rëndësi të cilave duhet t’u rrini larg.
Akupuntura dhe masazhi
Përderisa disa prej terapive plotësuese, siç është akupuntura dhe masazhi thuhen se janë të sigurta gjatë shtatzënisë, ka shumë pak fakte për të treguar efektivitetin e tyre, pothuajse fare. Ta zëmë, abdomeni juaj nuk duhet të masazhohet në tre muajt e parë të shtatzënisë.
Macet
Infeksioni i quajtur Toksoplasmosis është një infeksion i zakonshëm që shfaqet te shumë kafshë dhe shpezë por edhe te njerëzit. Paraziti i quajtur Toksoplasma Gondii gjendet në fecesin e maceve apo vendin ku rrin maceja që mund të jetë i infektuar nga fecesi.
Produktet për pastrim
Është e rëndësishme të kontrolloni tiketat e këtyre produkteve nëse kanë përmbajtje toksike por preferohet të mos i përdorni gjatë shtatzënisë. Por, edhe nëse ndodhë që t’i përdorni duhet të siguroheni se ambienti ku jeni është i mbushur me ajër të pastër. Ekspozimi ndaj Naftalinës mund të dëmtojë qelizat e gjakut që qon në gjendjen e quajtur Haemolitik Anemia.
Ushtrimet
Është shumë mire që gratë shtatzëna të jenë aktive por duhet të siguroheni se nuk keni probleme shëndetësore që nuk ua lejojnë të ushtroni. Nëse gjithçka është në rregull me shëndetin tuaj, atëherë provoni ushtrime të moderuara nga 30 minuta në ditë, siç është ecja apo notimi në shumicën e ditëve të javës.
Ngjyrosja ose rregullimi i flokëve
Nga shumica e hulumtimeve që janë bërë në fushën e mjekësisë, nuk është vërejtur ndonjë problem nëse i rregulloni flokët gjatë shtatzënisë pasiqë vetëm një doze e vogël e kemikaleve përdoret dhe kështu nuk do ju bënte dëm. Por, këto doza janë masive nëse i krahasojmë me kemikalet që mund t’i merrni nëse i ngjyrosni flokët.
Shumë gra nuk e kanë problem të presin deri pas lindjes për të rregulluar apo ngjyrosur flokët e tyre.
Lyerja apo pikturimi i shtëpisë
Rreziku nga fumesi në ngjyrat e shtëpive modern është shumë I vogël. Por, është e pamundur ta dimë sigurt sa i vogël është ky rrezik. Kjo ndodhë sepse është shumë e vështirë të përcaktojmë nivelin e substancave dhe kemikaleve që i absorbon trupi juaj gjatë këtij aktiviteti.
Rrezet X-Ray
Nëse është e mundur, pra nëse nuk e keni urgjente është mirë të anashkaloni rrezatimet me Rreze X kur të jeni shtatzëne. Përsëri po them që doktori juaj e përcakton nëse duhet të prisni apo jo deri sa të lindni. Gjithashtu ata kanë mundësi që të iu propozojnë ndonjë metodë tjetër imazherie, siç është ultrazëri i specializuar apo diçka e ngjashme.
Rreziku nga rrezatimi me Rreze X është i lidhur me fazën e shtatzënisë kur ekspozimi ndodhë dhe doza e cila arrin deri te bebja. Ka një rrezik të vogël në që mund të sjellin defekte në lindje apo në problem të zhvillimit mental të bebes tuaj nëse bëni rrezatime me Rreze X.
Skanimi në detektorët e Aeroportit:
Detektorët e metaltë nëpër aeroporte janë të padëmshëm për bebin tuaj, sepse lirojnë frekuencë shumë të ulët të fushës magnetike.
Mos harroni te informoni kompaninë tuaj se jeni shtatzënë për arsye se në qoftë se keni nevojë për ndihmën e shpejtë, kjo gjë në aspektin ligjor do t’iu ndihmojë shumë.
Gjithashtu, fluturimi ngrit rrezikun nga një trombozë e mundshme dhe po ashtu edhe zgjërimin e venave./Gazeta Shneta/
Shkrim nga Dr Drita Kabashi – Për t’u konsultuar apo caktuar termin te Dr Drita, përdorni numrat e telefonit: 044/049 379 111.