Shanset për të mbetur shtatzënë zvogëlohen varësisht se sa vjeç jeni. 75% e grave në moshën 30 vjeçare do të mund të mbesin shtatzënë pas një vit provimi duke krahasuar që gratë në moshën 40 vjeçare kanë vetëm 45%.
Ka disa problem shëndetësore që mund të ndodhin gjatë shtatzanisë së vonshme. Kjo përfshin:
Abortimi
Grate e moshuara janë në rrezik më të lartë për abort në shtatzaninë e vonshme. Rreziku është rreth 25% në grate mbi 35 vjeç krahasuar me 12% në grate nën 30 vjeç. Rreziku arrin më shumë se 90% në ato të moshës mbi 45 vjeç.
Shtatzania në vendin e gabuar (shtatzania ektopike)
Shtatzania ektopike është shtatzani jashtë mitrës. Grate mbi 35 vjeç kanë më shumë gjasa të kenë një shtatzani ektopike krahasuar me gratë e reja.
Ky rrezik i lartë i shtatzanisë ektopike ka të ngjarë të ndodhë për shkak të akumulimit të faktorëve të rrezikut gjatë kohës, siç është infeksioni i legenit dhe problemet me tubat fallopiane. Simptomat e kësaj gjendjeje përfshijnë dhimbjen e barkut ose gjakderdhjen jonormale, por gjithashtu mund të vijnë pa simptoma.
Shtatzanitë e shumëfishta
Shanset për zhvillimin e binjakëve ose shtatzanive të shumëfishta rriten me moshën. Shtatzanitë e shumëfishta lidhen me gjasat më të larta të problemeve për nënën dhe foshnjën dhe kërkojnë përcjellje të ngushtë nga gjinekologu gjatë gjithë shtatzanisë.
Tensioni i lartë i gjakut gjatë shtatzanisë
Rreziku I hipertensionit të shtyrë nga shtatzania është më i lartë tek nënat më të vjetra. Kjo çon në një gjendjeje të quajtur pre-eklampsia, e cila është një komplikim I shtatzanisë karakterizuar nga tensioni I lartë I gjakut dhe shenjat e dëmtimit të një sistemi tjetër të organeve, shpesh veshkave.
Anamolitë jo kromozomale (p.sh. problem në zemër)
Rreziku I defekteve në zemër tek foshnjat e grave mbi 40 vjeç është pothuajse katër here më i madh se ajo e grave 20-24 vjeç. Rreziqet e deformimit të këmbëve dhe hernia diafragmatike gjithashtu rriten. Obstetri juaj do të organizojë një skanim të hollësishëm për të pare këto defekte.
Lindja e parakohshme ose foshnje në nënpeshë
Foshnjat pretermale në lindje mund të kenë probleme me frymëmarrjen për shkak të zhvillimit të pamjaftueshëm të mushkërive. Ata janë gjithashtu më të ndjeshëm ndaj problemeve të tjera të hershme si infeksioni, gjakderdhja në tru dhe problemet me rregullimin e temperatures dhe nivelet e glukozës. Gjithashtu, foshnjat e parakohshme kanë më shumë gjasë të kenë problem me dëgjim dhe paralizë cerebrale sidomos nëse lindin para 32 javëve të shtatzanisë./GazetaShneta/