Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSh), depresioni pas lindjes mund të ndikojë negativisht në gjidhënie.
Mirëpo, një studim i fundit i publikuar në Universitetin e Atlantikut në Florida, zbuloi se gjidhënia mund të ketë një efekt pozitiv në ndryshimin e gjendjes emocionale shkruan VeryWellFamily, transmeton GazetaShneta.
Mësoni më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KËTU
Egziston edhe faktori i oksitocinës, i ashtuquajturi “hormoni i dashurisë” dhe një nga hormonet kryesore të prodhuara në trupat e nënave gjatë gjidhënies.
“Pra, ka kuptim gjithashtu që nënat gjidhënëse do të kishin më pak simptoma depresive ndërsa ushqejnë me gji foshnjen e tyre për shkak të rritjes së oksitocinës që ata përjetojnë”, tha Jessica Madden, pediatër dhe neonatologe.
Ndërkohë që, termi “pas lindjes” zakonisht përdoret për të mbuluar 4-6 javët e para pas lindjes, ekspertët besojnë se depresioni pas lindjes mund të zgjasë deri në një vit pas lindjes./GazetaShneta/