Ditën e nesërme në komunën e Gjilanit do të mbahet protesta e mjekëve të përgjithshëm të cilët nuk punojnë.
Komuna e Gjilanit ka numrin më të madh të mjekëve të papunë, derisa kjo gjendje duket se ka tensionuar profesionistët shëndetësor të ngrihen në protestë para zyreve të kryetarit të komunës, shkruan Gazeta Shneta.
Për më shumë lexoni të plotë njoftimin: Neser, me 01.04.2019 ne ora 10:00 ne Gjilan, para zyreve te kryetarit te komunes se Gjilanit , mbahet protesta e Mjekeve te Pergjithshem te papune te komunes sone. Ne asnje komune sikurse ne Gjilan, gjendja nuk eshte kaq e mjerueshme me kaq shume Mjeke te Pergjithshem te papune, me dhjetra, pa mundesi te ushtrimit te profesionit per vite, pa asnje te ardhur, pa asnje rrugedalje. Konkurset dhe punesimet hapen ne baze te interesave te individeve te caktuar, pranohen individet ne baza partiake, familjare dhe aksionare. Mjeket e Pergjithshem te papune, me afer 20 vite shkollim, ecin rrugeve te varfer dhe te shtyre te zgjasin doren, sepse per kategorite e tjera te punes jane te mbikualifikuar ose te paperputhshem. Gjithashtu, e kane te ndaluar te ushtrojne profesionin ne aktivitete ose ordinanca private vetanake. Ky eshte burgu i mjerimit per ta kurse komuna ben pazare ne vend te menagjimit me burimet njerezore te shendetesise.
I ftojme te gjithe mediat te jene neser prezent, te na perkrahin dhe te transmetojne kete proteste, per te cilat paraprakisht i falemnderojme. Me respekt,
Grupi i Mjekeve te Pergjithshem, Doktore te Mjekesise te licensuar te papune nga komuna e Gjilanit./Gazeta Shneta/