Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Gjinekologët këshillojnë: Ja çfarë duhet të bëni nëse keni gjakderdhje vaginale

Femina 29/12/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Gjakderdhja e lehtë apo e rëndë që gruaja mund të ketë pas javës së 20 nuk është normale.

Nëse ju ndodh atëhere duhet të vizitoheni tek një doktor gjinekolog menjëherë. Por mos u shqetësoni shumë pasi jo gjithjë ka rrezik. Mbase duhet të mos kryeni më marrëdhenie seksuale në mënyrë që të shmangni ndonjë tjetër hemoragji.

Çfarë  e shkakton gjakderdhjen pas seksit në shtatzëni?

Gjakderdhja pas seksit në shtatzëni ndodh për shkak se mitra është shumë e tendosur dhe e ndjeshme, si pasojë e rritjes së fluksit të furnizimit me gjak. Furnizimi me gjak në mitër rritet në mënyrë të konsiderueshme pothuajse menjëherë pas ngjizjes.

Gjatë seksit në disa zona mund të ushtrohet më shumë presion duke shkaktuar një gjakderdhje të lehtë. Një arsye tjetër për gjakderdhjen pas kryerjes së marrëdhenieve seksuale në shtatzëni është dhe dëmtimi i kapilarëve të gjakut. Për të plotësuar kërkesat e fetusit me oksigjen kapilarët e gjakut në vaginë e në mitër fryhen dhe bëhen shumë delikatë, dhe dëmtimi tyre mund të jetë një shkak tjetër për gjakderdhjen.

Kur duhet të shkoni për vizitë tek një doktor?

Për çdo shqetësim lidhur me gjakderdhjen duhet të vini menjëherë në dijeni doktorin tuaj. Ju duhet t’i shpjegoni atij natyrën, paraqitjen dhe sasinë e gjakderdhjes. Më poshtë janë disa simptoma të cilat nuk duhet t’i injoroni nëse shoqërojnë gjakderdhjen pas kryerjes së marrëdhënies seksuale.

  • Dhimbje intensive në zonën abdominale;
  • Gjakderdhje e herëpashershme;
  • Nëse në shkarkimet vaginale vini re inde apo fije;
  • Humbje ndjenjash apo marrje mendsh;
  • Ethe.

Edhe nëse nuk keni asnjë nga këto simptoma ju duhet të flisni me mjekun rreth gjakderdhjes në mënyrë që të shmangni komplikacionet e mundshme./BURIMI “PËR NËNAT”

Artikulli paraprakNëse vëreni një nga këto shenja vraponi menjëherë në spital, momenti i shumëpritur po afrohet
Artikulli i rradhës Ismaili dhe Kurtishi përzgjidhen anëtarë të kryesisë së PDK-së

Ju sugjerojmë

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Endometrioza nuk shkakton vetëm dhimbje, mund të shfaqet edhe me migrenë, probleme me tretjen, ankth e depresion

17/07/2026 Femina

Pse valët e të nxehtit i godasin më rëndë gratë? Ekspertët shpjegojnë rreziqet që shpesh neglizhohen

10/07/2026 Femina

Testi i ri me inteligjencë artificiale mund t’i kursejë mijëra gra nga ekzaminimet e dhimbshme për kancerin

08/07/2026 Femina

Studim: Ruajtja e fertilitetit shpesh neglizhohet te gratë e reja me kancer

29/06/2026 Femina

Studimi i madh zbulon se shumica e trajtimeve shtesë në IVF nuk rrisin shanset për shtatzëni

26/06/2026 Femina
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.