Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Gjinekologu i njohur tregon këshillat për të vjellat e mëngjesit gjatë shtatzënisë

Këshilla për shtatzëna 05/03/2020
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Të vjellat e mëngjesit janë shpesh shenjë e parë e shtatzënisë. Është ankesë e zakonshme por e cila kalon pas tre muajve në shtatzëni. Megjithatë, për disa gra, të vjellat e rënda të mëngjesit mund të jenë problematike.

Shkruan: Dr. Ahmet Payasli

Më poshtë kemi dhënë disa këshilla për të vjellat e mëngjesit.

1) Pushoni mirë – është me rëndësi të bëni gjumë të mirë gjatë natës, por edhe dremitjet gjatë ditës ju ndihmojnë shumë.

2) Hani me kujdes – ushqimet e yndyrshme dhe djegëse si dhe kafeina shtojnë gjasat për lirimin e thartirës së stomakut. Ushqimet e thata janë më të lehta. Po ashtu, konsumoni porcione të vogla me ushqime si banane, dardha, patate të pjekura, oriz dhe bukë të thatë.

3) Vazhdoni të jeni aktiv – aktiviteti fizik i përmirëson simptomat e marramendjes.

4) Pini lëngje mjaftueshëm – është me rëndësi të pini lëngje të bollshme gjatë shtatzënisë, ngase dehidrimi i përkeqëson simptomat e marramendjes dhe të vjellave.

5) Çaj xhenxhefili dhe mente – xhenxhefili moti përdoret për tretje dhe lehtësim të stomakut. Çaji prej xhenxhefilit apo mentës e qetëson stomakun.

6) Vishni rroba të rehatshme – rrobat e ngushta i përkeqësojnë simptomat e marramendjes.

7) Vitaminat dhe suplementet – suplementet duhet të merren vetëm me rekomandim të mjekut. Vitamina B6 në veçanti e pakëson marramendjen.

8) Larg ekranit – ekranet e kompjuterit, televizorit dhe telefonit në mënyrë të pahetueshme mund të kontribuojnë në të vjellat e mëngjesit.

9) Shmangni nxitësit – të vjellat e mëngjesit ndërlidhen me ndjeshmërinë e shtuar ndaj aromave. Aromat e forta i përkeqësojnë simptomat, por ekstraktet e limonit dhe rozmarinës ndihmojnë.

Artikulli paraprakYllka Kuqi e dekoron shtëpinë në mënyrë përfekte për ardhjen e vajzës
Artikulli i rradhës Në Bosnjë dhe Hercegovinë konfirmohet rasti i parë me koronavirus

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.