Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Gjithçka që duhet të dini për çrregullimet menstruale

Femina 28/02/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Çrregullimet menstruale nënkuptojnë çfarëdo ndryshimi brenda ciklit normal të menstruacioneve te një femër.

Cikli menstrual paraqet një seri ndryshimesh nëpër të cilin kalon trupi i një femre, për t’u përgatitur për shtatzëni.

Organet reproduktive femërore

Organi kryesor reproduktiv është mitra (uterusi). Ky është organ në formë dardhe i vendosur në mes të fshikëzës urinare dhe zorrës së trashë. Mitra përbëhet nga dy pjesë – trupit dhe qafës. Nga të dy anët e mitrës gjenden vezoret dhe vezëpërçuesit (tubat e Fallopit).

Vezoret janë organe në të cilat prodhohen vezët. Shtresa apo muri i brendshëm i mitrës quhet endometrium, shtresat e të cilit, nëse femra nuk është shtatzënë, shkoqiten dhe dalin si një pjesë e gjakut menstrual së bashku me gjakun dhe sekrecionin e mitrës.

Fazat menstruale

Menstruacioni i parë (menarke) zakonisht paraqitet në moshën prej 12 deri 13 vjet. Hulumtimet më të reja, megjithatë, tregojnë se, sot, femrat hyjnë në pubertet më herët. Pesha e madhe është faktor i rrezikut për shfaqjen e pubertetit të hershëm.

Gjatë një ose dy viteve të para, mundet që kohëzgjatja e ciklit menstrual të jetë e ndryshueshme dhe jo e rregullt. Pas kësaj kohe, cikli fillon të stabilizohet dhe të zgjasë rreth 28 ditë. Megjithatë, cikli normal mund të zgjasë edhe 20 deri 40 ditë. Mosha është faktor i rëndësishëm për ndryshimet e ciklit. Përafërsisht se cikli zgjat 33 ditë tek fermat më të reja se 21 vjet dhe, 26 ditë tek 40-vjeçaret.

Cikli zgjatet sërish në moshën 46 vjeçare dhe arrin përafërsisht 31 ditë në moshën 49-vjeçare. Femrat që konsumojnë alkool rregullisht i kanë ciklet më të shkurta, ndërsa femrat me peshë më të vogël si dhe ato që merren me sport, më të gjata.

Kohëzgjatja e menstruacioneve

Kohëzgjatja e gjakderdhjes te femrat e moshës së re, përafërsisht zgjatë 6-7 ditë. Pas moshës 21 vjeçare, gjakderdhja zgjatë 5-6 ditë deri në menopauzë. Megjithatë, vlen të përmendet se rreth 5% e femrave të shëndosha kanë gjakderdhje më të shkurtër se 4 ditë, dhe 5% më gjatë se 8 ditë.

Femrat me peshë më të vogël, sidomos ato që konsumojnë duhanin, kanë më shumë gjakderdhje, ndërsa ato që merren me sport, më pak. Femrat që përdorin spiralen (mjet kontraceptiv) zakonisht kanë gjakderdhje më të gjatë.

Menstruacionet, natyrisht, ndërpriten gjatë kohës së shtatzënisë. Disa femra vazhdojnë të kenë gjakderdhje jo të rregullta gjatë tremujorit të parë të shtatzënisë. Gjakderdhjet e tilla mund të jenë kërcënim i dështimit (abortit), prandaj duhet patjetër t’i drejtohen mjekut.

Gjatë kohës së gjidhënies femra rrallë mund të ketë ovulim deri në 8 javë pas lindjes. Pas këtij intervali menstruacionet zakonisht rikthehen dhe femra prapë është fertile (mund të mbetet shtatzënë). Menopauza është ndërprerja e menstruacioneve, e cila zakonisht shfaqet diku rreth moshës 51-vjeçare, kurse tek femrat që konsumojnë duhanin edhe më herët. /Mjeku

Artikulli paraprakPse dalin puçrrat në fytyrë dhe ja si eliminohen
Artikulli i rradhës Njihuni me nënloken nga Drenica që le gratë shtatzanë me ujë dhe sapun (FOTO)

Ju sugjerojmë

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Endometrioza nuk shkakton vetëm dhimbje, mund të shfaqet edhe me migrenë, probleme me tretjen, ankth e depresion

17/07/2026 Femina

Pse valët e të nxehtit i godasin më rëndë gratë? Ekspertët shpjegojnë rreziqet që shpesh neglizhohen

10/07/2026 Femina

Testi i ri me inteligjencë artificiale mund t’i kursejë mijëra gra nga ekzaminimet e dhimbshme për kancerin

08/07/2026 Femina

Studim: Ruajtja e fertilitetit shpesh neglizhohet te gratë e reja me kancer

29/06/2026 Femina

Studimi i madh zbulon se shumica e trajtimeve shtesë në IVF nuk rrisin shanset për shtatzëni

26/06/2026 Femina
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.