Policia e EULEX-it e ka arrestuar sot Fahri Fazliun, nipin e dy dëshmorëve të kombit, Bahri e Fahri Fazliut.
Babai i tij, Fadil Fazliu, ka deklaruar për Klan Kosova se dyshohet se arrestimi është bërë me urdhër të Gjykatës Speciale.
“Është arrestuar. E ka dërgu djalin në çerdhe dhe më lajmëruan se e ka arrestuar EULEX-i”, ka thënë ai.
Sipas Fadil Fazliut, ende nuk dihet se pse është arrestuar.
“Ende nuk po dihet se pse është arrestuar, kam tentuar të flas me avokatin, por ishte e pamundur”, është shprehur ai.