Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Gjysma e popullsisë do të ketë një çrregullim të shëndetit mendor deri në moshën 75 vjeçe

Psikologji 01/08/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
shendeti mendor
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një studim global i bashkëdrejtuar nga studiuesit në Universitetit Queensland dhe shkolla mjekësore e Harvardit kanë zbuluar se një në dy njerëz do të zhvillojnë një çrregullim të shëndetit mendor gjatë jetës së tyre.

Profesor John McGrath së bashku me kolegët, analizuan të dhënat nga më shumë se 150,000 të rritur në 29 vende të ndryshme midis periudhës 2001 dhe 2022.

Autori kryesor, profesor McGrath tha se rezultatet tregojnë prevalencën e lartë të çrregullimeve të shëndetit mendor, me 50 për qind të popullsisë që zhvillon të paktën një çrregullim deri në moshën 75 vjeçare, shkruan Medical Xpress transmeton Gazeta Shneta.

“Më të zakonshmet ishin çrregullimet e humorit si depresioni i madh apo ankthi”, tha profesori McGrath.

“Ne gjithashtu zbuluam se rreziku i disa çrregullimeve mendore ndryshonte sipas seksit.”

Tre çrregullimet më të zakonshme të shëndetit mendor tek gratë:

– depresioni;

– fobi specifike (një ankth paaftësues që ndërhyn në jetën e përditshme);

– stresi post-traumatik (PTSD).

Tre çrregullimet më të zakonshme të shëndetit mendor tek meshkujt:

– abuzimi me alkoolin;

– depresioni;

– fobi specifike.

Hulumtimi gjithashtu zbuloi se çrregullimet e shëndetit mendor zakonisht shfaqen fillimisht në fëmijëri, adoleshencë ose moshë madhore.

“Kjo i jep peshë nevojës për të investuar në neuroshkencën bazë për të kuptuar pse zhvillohen këto çrregullime.”

Studimi është publikuar në “The Lancet Psychiatry”. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakInteligjenca artificiale ka lartësuar luftën kundër sëmundjeve infektive
Artikulli i rradhës Vapa e verës është veçanërisht e rrezikshme për bebet dhe fëmijët e vegjël: Ja si t’i mbroni ata

Ju sugjerojmë

Si lajmet për epidemitë mund të ndryshojnë mënyrën si mendojmë dhe gjykojmë të tjerët

17/07/2026 Jetë

Depresioni veror, një çrregullim i rrallë por serioz: Valët e të nxehtit mund të ndikojnë në shëndetin mendor

17/07/2026 Jetë

Ndërprerja e antidepresivëve gjatë shtatzënisë dyfishon rrezikun për kriza të shëndetit mendor

15/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Përdorimi i tepërt i telefonit mund të rrisë rrezikun e depresionit te të moshuarit

13/07/2026 Psikologji

Vala e të nxehtit mund të ndikojë edhe në shëndetin mendor të fëmijëve

09/07/2026 Jetë

Keni vështirësi me përqendrimin dhe kujtesën? Pesë zakone që ndihmojnë të ktheni qartësinë mendore

08/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.