Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës gjysma e shtretërve janë mbushur me pacientë të sëmurë me Covid-19.
Ky spital ka në dispozicion afër 400 shtretër në total për trajtimin e pacientëve. Aktualisht janë 180 pacientë të sëmurë me Covid të hospitalizuar në disa reparte, ndërsa menaxhmenti ka njoftuar se janë lëshuar në dispozicion edhe dy reparte të tjera, shkruan Gazeta Shneta.
“Tashmë pasi që shtretërit e Repartve të Bllokut Internistik: Reparti Infektives, Psikiatrisë, Dermatologjisë, Neurologjisë, Internistik dhe dy katët e Spitalit të Mushkërive janë mbushur me pacientë me Covid-19, është filluar që pranimet të bëhen në Repartin e ORL dhe Oftamologjisë”, thuhet në njoftimin e spitalit.
Nga 180 pacientë me Covid, 157 prej tyre janë duke u mbështetur me oksigjen medicinal ku pesë prej tyre janë me metodën CPAP. /Gazeta Shneta/