Reumatologu i Qendrës Klinike Universitare Ali Lahu ka treguar se në klinikat Covid 2 dhe 3 nuk është i shtrirë asnjë pacientë i sëmurë me Covid-19, që ka marr vaksinën Astra Zeneca.
Ai ka thënë se në Covid 2 dhe 3 janë të hospitalizuar tetë pacientë të sëmurë me Covid që paraprakisht kanë marr një ose dy doza të vaksinës Pfizer, ndërsa nuk ka asnjë pacient që ka marr vaksinën Astra Zeneca, transmeton Gazeta Shneta.
“Në qarqet shëndetësore ekziston ende mendimi se vaksina Pfizer është më e preferuara dhe si e tillë edhe mbrojtja më e mirë nga Corona virusi.
Por, rrjedha e sëmundjes në Kosovë, po e demanton kêtë:
Momentalisht, në qendrat Covid 2 dhe Covid 3 kemi tetë pacientë, që janë të infektuar me Corona virus dhe të cilët paraprakisht kanë qenë të vaksinuar me 2 doza ose të pakten një dozë të vaksinës Pfizer, kurse asnjë pacient nuk e kemi nga ata që kanë marrë vaksinën Astra Zeneca”, ka shkruar Lahu në Facebook. /Gazeta Shneta/