Gluteni, faktori ndikues i infertilitetit? – Ja çfarë tregojnë hulumtimet e fundit rreth kësaj çështje

2020-12-02 në ora 20:43

Egzistojnë mite se gluteni është një nga shkaktarët e infertilitetit te çiftet, mirëpo ende nuk ka ndonjë hulumtim për të mbështetur këto pretendime.

Në lidhje me këtë çështje, studiuesit janë duke hulumtuar sesi sëmundja celiake dhe intoleranca ndaj glutenit mund të sjell kushte tjera shëndetësore, duke përfshirë dhe infertilitetin te njerëzit shkruan VeryWellFamily, transmeton GazetaShneta.

Mësoni më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KËTU

Një nga rastet që studiuesit janë duke identifikuar lidhshmërinë mes glutenit dhe infertilitetit është edhe sëmundja celiake.

Sëmundja celiake është një sëmundje autoimune, e cila dëmtohet nga gluteni.Në shumë raste, ajo mund të rrezikojë shëndetin e njerëzve.

Kjo sëmundje prek zakonisht 1% të popullësisë, mirëpo ka shumë raste tjera të padiagnostifikuar, andaj në qoftë se ajo nuk trajtohet në kohë mund të sjell probleme shëndetësore duke përfshirë kancerin, mungesa në vlera ushqyese dhe infertilitet.

A mund të jetë infertiliteti një simptomaë “e paqartë” e sëmundjes celiake?

Varësisht nga studimi, gratë, por edhe burrat kanë dy deri në gjashtë herë gjasa të diagnostifikohen me sëmundje celiake.

Sidoqoftë, profesionistët shëndetësore janë personat adekuatë tek të cilët mund të informoheni më shumë rreth kësaj gjendje si dhe fillimin e një diete pa gluten./GazetaShneta/