Nuk ke më nevojë të justifikohesh nëse je duke ngrënë çokollatë, sepse lajmet e fundit, duhet të të bëjnë të lumtur. Disa shkencëtarë nga Universiteti i Kembrixhit kanë zbuluar një lloj çokollate, e cila lufton rrudhat.
“Esthechoc”, një lloj çokollate, e cila mund të të heqë çdo lloj shenje të rrudhave. Si e bën këtë? Në vetëm 7.5 gram të kësaj çokollate ka 70 për qind çokollatë të zezë, e cila është mjaft e pasur me antioksidantë.
Kjo masë çokollate, sipas specialistëve, është e krahasuar me peshkun e kuq, i cili më shumë se çdo ushqim tjetër, këshillohet për të luftuar rrudhat.