Pastrimi i shtëpisë në shtatzani nuk është i ndaluar, përkundrazi, nëse mjeku nuk rekomandon të kundërtën gruaja mund të zhvillojë të njëjtat aktivitete që zhvillonte edhe më parë.
Kujdes edhe me detergjentët
Nuk duhet të përdoren shumë detergjentët me përmbajtje klori apo amoniaku. Dëmi që shkaktojnë këto produkte nuk prek në mënyrë direkte shëndetin e nënës apo fëmijës, por përdorimi duhet të jetë tepër i limituar pasi mund të krijojnë bezdi për shkak të aromës të fortë. Të thithësh klorin në shtatzani është e dëmshme pasi mund të shkaktojë marrje mendsh dhe të vjella tepër intensive. Aroma e fortë shkakton reagime fizike tek gruaja të cilat mund të shoqërohen edhe me cefalea e cila është një lloj dhimbje shumë e fortë koke. Nëse vërtet duhet ta përdorni, do të këshillonim vendosjen e maskës dhe dorezave të pastrimit.
Në vend të detergjentëve të tillë apo edhe me aromë të fortë por pa përmbajtje klori, mund të provoni të pastroni shtëpinë me sodë dhe uthull, të cilat kanë një efekt zbardhues edhe tek veshjet. Gjithashtu nuk duhet të harroni se edhe thjesht uji i nxehtë ka veti shumë të mira pastruese të pllakave apo parketëve.
-Dyshemetë mund t’i pastroni edhe duke përzier ujë të nxehtë, 2 lugë sapun marsiglia lëng, 3 pika vaj esencial të pemës së cajit (ka veti antibakteriale) si edhe alkool.
-Nëse keni mace dhe qen në shtëpi do të ishte më mirë të përdornit fshesën e korrentit.
-Kuzhinën dhe banjon mund ta pastroni duke përdorur një copë prej mikrofibre të zhytur në një përzierje të përbërë nga 2 lt ujë të nxehtë dhe 1 gotë alkool.
-Pajisjet e banjos mund të pastrohen duke përzier 1 lugë sapun marsiglia, 2 lugë sodë, 4 gota ujë të nxehtë, 1 gotë uthull të bardhë./pernenat/