Gratë mund të ngelen shtatzënë nëse marrin ilaçin e njohur kundër dhimbjeve, temperaturës dhe inflamacionit – aspirinën.
Në një studim të botuar para pak kohësh, femrat të cilat kanë pasur dështime kanë lindur më shpesh fëmijë meshkuj, nëse kanë marrë aspirinë para ngjizjes, për dallim nga femrat të cilat kanë marrë placebo. Aspirina shton shansin që të lindni djalë.
Hulumtimet paraprake kanë treguar që dështimet janë të lidhur me inflamacionin e mitrës. Inflamacioni i këtillë mund të ulë shanset që femra të lindë djalë, sepse konsiderohet që fetusi mashkullor është më i ndjeshëm. Bile edhe faktorët ekstremë siç janë stresi, pirja e duhanit etj. lidhen me uljen e numrit të fëmijëve meshkuj.
Aspirina është ilaç kundër-inflamator jo steroid i cili përdoret kundër dhembjeve, temperaturës dhe inflamacionit. Në disa raste shkencëtarët kanë konstatuar që bile e ngre shkallën e shtatzënisë në mes femrave të cilat u nënshtrohen ngjizjes jashtë trupore./Kidstime/