Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Gratë që përdorin barna për humbje peshe paralajmërohen të përdorin kontracepsion efektiv

Femina 11/06/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
barnat e diabetit
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Rregullatori i barnave në Mbretërinë e Bashkuar ka paralajmëruar që të gjitha gratë që marrin injeksione për humbje peshe duhet të sigurohen se po përdorin një formë efektive të kontracepsionit, ndërsa gratë shtatzëna duhet të ndalojnë menjëherë përdorimin e këtyre barnave.

Sipas Agjencisë së Rregullimit të Produkteve të Mjekësisë dhe Kujdesit Shëndetësor në Mbretërinë e Bashkuar (MHRA), gratë nuk duhet të përdorin barna për humbje peshe gjatë shtatzënisë për shkak të shqetësimeve që ato po përdoren në mënyra të pasigurta. Po ashtu, barnat nuk duhet të përdoren gjatë gjidhënies ose nëse një grua po përpiqet të mbetet shtatzënë, pasi nuk ka të dhëna të mjaftueshme mbi sigurinë për ndikimin e mundshëm te foshnja, raporton Euronews Health përcjell Gazeta Shneta.

“Kushdo që mbetet shtatzënë gjatë përdorimit të këtyre barnave duhet të kontaktojë menjëherë mjekun dhe ta ndalojë marrjen e barit sa më parë,” thuhet në njoftimin e agjencisë.

Ndërkohë, të gjitha gratë që përdorin injeksionet për dobësim duhet të sigurohen se janë të mbrojtura me një metodë të besueshme kontracepsioni.

Sipas MHRA, një nga barnat, Mounjaro, mund ta bëjë më pak efektiv përdorimin e pilulave kontraceptive, prandaj rekomandohet përdorimi i metodave jo orale, si implantet apo pajisjet intrauterine (IUD).

“Obeziteti e zvogëlon fertilitetin te gratë. Prandaj, gratë me obezitet që përdorin barna GLP-1 kanë më shumë gjasa të mbeten shtatzënë pasi të kenë humbur peshën,” tha në një deklaratë Dr. Channa Jayasena, studiues i endokrinologjisë riprodhuese në Imperial College London.

“Grave u rekomandohet të bëjnë gjithçka që munden për të shmangur shtatzëninë gjatë kohës që marrin këto barna,” shtoi ai. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakGjenet ndikojnë në ndjeshmërinë ndaj përvojave jetësore dhe rrezikun për probleme të shëndetit mendor
Artikulli i rradhës Shoqata e diabetikëve në Maqedoninë e Veriut ankohet për mungesë të terapive

Ju sugjerojmë

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.