Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Gratë shtatzëna duhet të testohen për streptokokun e grupit B për të shpëtuar jetën e foshnjave

Këshilla për shtatzëna 28/11/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Gratë shtatzëna duhet të testohen për streptokokun e grupit B, për të shpëtuar jetën e dhjetëra foshnjave çdo vit, kanë paralajmëruar aktivistët.

Streptokoku i grupit B është shkaku më i përsëritur i sëmundjes kërcënuese për jetën tek foshnjat e porsalindura, me një mesatare prej dy foshnjash në ditë të identifikuara me infeksionin, shkruan Independent.co.uk përcjell Gazeta Shneta.

Më shumë se një në pesë gra mbartin streptokokun e grupit B, një bakter i zakonshëm që normalisht nuk shkakton asnjë dëm dhe nuk shkakton simptoma.

Megjithatë, prania e tij në vaginë ose rektum do të thotë që foshnjat mund të ekspozohen ndaj bakterit gjatë procesit të lindjes.

Gratë shtatzëna në Britani nuk testohen në mënyrë rutinore për praninë e bakterit, por një hulumtim i udhëhequr nga Universiteti i Nottingham po shqyrton nëse një veprim i tillë do të ishte efektiv.

Jane Plumb, shefja ekzekutive e grupit të fushatës ‘Group B Strep Support’, tha se:

“U deshën mbi 20 vjet fushatë për të vënë në punë këtë hulumtim. Është dëshpëruese që vetëm 30 nga 80 spitalet e nevojshme janë regjistruar. Ne nuk mund ta lëmë këtë hulumtim të dështojë.

“Ne duhet të luftojmë për 800 foshnjat në vit që janë të infektuara me këtë infeksion shumë shpesh vdekjeprurës. Ne kemi nevojë për më shumë spitale për të marrë pjesë. Ne duhet të mblidhemi së bashku dhe ta kalojmë këtë provë në vijën e finishit.”

Për të mësuar më shumë rreth komplikimeve të shtatzënisë KLIKO KËTU.

Shefja ekzektutive Plumb tha se shumica e infeksioneve të grupit B te foshnjat janë të parandalueshme.

“Nëse nuk e dimë, atëherë atyre nuk mund t’u ofrohen antibiotikët mbrojtës në lindje,” tha ajo.

“Familjet shpesh na thonë se është hera e parë që dëgjojnë për Streptokokun e Grupit B pasi fëmija i tyre sëmuret. Për një infeksion kryesisht të parandalueshëm, kjo është e pafalshme – dhe duhet të ndryshojë.

Përqindja e të porsalindurve në Angli të prekur nga Streptokoku i grupit B është më shumë se dyfishi në krahasim me shumë vende të tjera me të ardhura të larta, shumica e të cilëve kanë kryer testime të rregullta të grave shtatzëna. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakRastet e gripit rriten në Angli, qindra shtretër spitalor u mbushën para ardhjes së dimrit
Artikulli i rradhës Nga një muaj paraburgim për logopedin dhe dy të tjerët për sulm ndaj tij

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.