Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Gratë shtatzëna nuk duhet t’i hanë këto ushqime

Këshilla për shtatzëna 14/03/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Lista e ushqimeve që duhet të shmangen gjatë shtatzënisë nuk duhet të kufizohet vetëm me alkoolin, vezët e paziera apo djathin e butë. Dietologia Emma Derbyshire ka zbuluar për MailOnline disa nga ushqimet që duhet të shmangen patjetër nga gratë shtatzëna.

Duke filluar nga picat, që mund të ndikojnë negativisht në zhvillimin e foshnjës, deri tek ëmbëlsirat të cilat mund të rrisin rrezikun e lindjes së parakohshme, dr. Derbyshire i sugjeron femrat që t’i harrojnë këto ushqime gjatë shtatzënisë:

Lëngje frutash dhe perimesh të pasterizuara: Mund të mendoni se po i bëni mirë vetes dhe bebes duke pirë lëngje frutash dhe perimesh, por, varietetet e pasterizuara mund të shkaktojnë më shumë dëme sesa të mira. Lëngjet e frutave dhe perimeve të pasterizuara përmbajnë një bakter të dëmshëm për ata me sistem të dobët imunitar, përfshirë edhe gratë shtatzëna. Këtu përfshihen lëngjet e shitura nëpër dyqane, restorante apo baret që frekuentoni. Prandaj përpiquni që t’i shmangni.

Pjepri: Edhe pse pjepri është 90% ujë, 9% karbohidrate dhe 1% proteina dhe yndyra, fatkeqësisht në lëkurën e tij mund të rritet edhe bakteri i rrezikshëm listeria. Prandaj cimbisja e lëkurës së pjeprit (nga ana e brendshme) mund të paraqesë rrezik për abort tek gratë shtatzëna.

Hot Dog-ët e parapërgatitur: Nëse i preferoni shumë hot dog-ët e parapërgatitur me ketchup ose mustardë, mendohuni dy herë nëse jeni shtatzënë. Përbërësit e tyre, sidomos sallami, mund të jetë një tjetër burim i bakterit listeria.

Sallam/Suxhuk djegës: Mishi i kuq pa dhjamë është një burim i mirë proteinave të cilësisë së lartë, hekurit të mirë absorbuar dhe vitaminës B12, megjithatë gratë shtatzëna sugjerohen që të mos konsumojnë mish sallami ose suxhuk djegës. Ato zakonisht përmbajnë konservues të quajtur nitrate, që janë të dëmshme për zhvillimin e bebes.

Nivelet e larta të kripës tek to janë gjithashtu të dëmshme për nënën dhe fëmijën.

Tiramisù: Meqë folëm me vezët e paziera dhe rrezikun e bakterit salmonela, ato mund të gjenden edhe tek ëmbëlsirat shumë të preferuar nga njerëzit. Tiramisu është një prej tyre, e cila ka si ingredient kryesor vezët e rrahura, ku rreziku i bakterit salmonela është gjithmonë prezent.

Peshku tuna: Peshku tuna mund të konsumohet gjatë shtatzënisë, por në sasi të limituar. Idealja do të ishte jo më shumë se dy racione peshk tuna (140 g racioni) për javë. Kjo sepse peshku tuna mund të përmbajë mërkur, i cili mund të dëmtojë sistemin nervor të foshnjës.

Përpiquni që gjatë shtatzënisë të konsumoni peshk të freskët, duke qenë se përmban më shumë acide yndyrore omega 3 se peshqit e konservuar. / Living

Artikulli paraprakPërdorni këtë ilaç natyral kundër infeksioneve urinare
Artikulli i rradhës A duhet t’i mbathni bebes çorape

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.